By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun
Maqedoni

Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun

admin
Last updated: 03/06/2025 22:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se fajin për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, njëherit kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që ta sfidojnë nëse i ka votat për Qeverinë, Bajrami tha se Kurti duhet të dalë me sqarim, meqë kështu i bie se dikush brenda Vetëvendosjes nuk po e voton Haxhiun, shkruan Reporteri.net.

“Atëherë po i bie që ka njerëz brenda Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë duke e votu znj.Haxhiu. Nuk e besoj që ka deputetë të partive tjera parlamentare që do e votonin z.Kurti pa një marrëveshje politike, e nuk do e votonin znj.Haxhiu”, ka deklaruar Bajrami. Bajrami tha se nëse Kurti i ka 61 vota dhe nuk po i përdorë, kështu e denigron figurën e Haxhiut.

“Nuk mund të thuash i kam votat për Qeveri, atëherë cili është problem. Atëherë z.Kurti nuk po i përdorë këto vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Atëherë a i bie që patriarkalizmi është pikërisht tek ai, sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur Qeverinë nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen. Nëse i ke 61 vota për Qeveri, atëherë i ke edhe 61 vota për Albulena Haxhiun. Cili është shpjegimi. Pse nuk i përdorë ai këto 61 vota, nëse i ka. Nëse i ka, ai i bie që është duke denigruar figurën e znj.haxhiu, sepse po i ka numrat…”, ka thënë Bajrami në RTK.

Ajo tha se Haxhiu nuk po kontestohet pse është grua, por sepse cilësohet figurë polarizuese. Bajrami tha se partitë kanë të drejtë që kërkojnë figurë unifikuese, meqë për një periudhë kohore Kryetarit të Kuvendit ka mundësi që t’i bie ta ushtrojë detyrën e Presidentit.

“Në mars të vitit 2026, për një periudhë të caktuar kohore do ta luaj rolin e presidents. Shancat janë shumë të mëdha që kryetari i kuvendit do ta ushtrojë pozitën e presidentit. Andaj partitë duan të ketë një figurë që të mund të llogarisin se do të jetë në shërbim të qytetarëve”, shtoi ajo.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përfundoi takimi i të punësuarve të Inspektoratit të gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare
Next Article Panik në Gjermani/ Gjenden tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, nis evakuimi masiv në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?