By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
Maqedoni

Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë

admin
Last updated: 25/10/2024 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë, ku ishte folës kyç.

Në fjalën e tij, ai tha se është një kënaqësi e madhe të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend me rëndësi të madhe për Republikën tonë, për mbështetjen politike dhe ekonomike që na ka dhënë ndër vite, por edhe për lidhjet tona të forta kulturore dhe historike.

“Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën tuaj gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë sonë në vitin 2008”, veçoi kryeministri.

Por sot, tha më tej ai, marrëdhëniet tona kanë marrë një dimension të ri. Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta.

“Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë”, shtoi ai, ku ndër tjera tha se përveç investimeve të rëndësishme austriake në sektorin bankar, energjetik dhe të shërbimeve të Kosovës, kemi forcuar edhe lidhjet kulturore dhe artistike.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa falënderoi edhe ushtarët austriakë të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendin tonë por në mbarë rajonin. “Me angazhimin dhe përkushtimin e saj, Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur dhe i uroi popullit austriak Ditën Kombëtare të Austrisë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi: Shporta vjeshtore dha rezultat, do të sjellim masa më rigoroze nëse muajin e ardhshëm çmimet rriten në mënyrë drastike
Next Article VMRO e LSDM kanë mos pajtime për rritje pagash, Fronti Evropian e VLEN ngelën te legjitimiteti!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?