By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush e ka „bullizuar“ RMV-në në rrugën e integrimit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kush e ka „bullizuar“ RMV-në në rrugën e integrimit?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kush e ka „bullizuar“ RMV-në në rrugën e integrimit?

admin
Last updated: 25/02/2026 11:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian është shndërruar në një shembull tipik i dështimit të brendshëm dhe indiferencës nga jashtë. Kryeministri Hristijan Mickoski e përshkruan këtë si “bullizëm klasik evropian” një proces ku reformat e brendshme nuk mjaftojnë, sepse vendi gjykohet mbi bazë të çështjeve bilaterale emri, kushtetuta, flamuri, apo përfshirja e komuniteteve të caktuara në tekstin kushtetues. Ky perceptim nuk është i izoluar, shumë politikanë në Bruksel kanë pranuar se besueshmëria e Unionit dëmtohet kur kriteret e anëtarësimit nuk janë të njëjta për të gjithë, shkruan Zhurnal.

Bullizmi si instrument politik

Në rastin e RMV-së, “bullizimi” nuk është thjesht metaforë. Pasi shfaqet si presion i drejtpërdrejtë nga shtete anëtare që përdorin të drejtën e vetos për të imponuar kushte të brendshme. Bullgaria është shembulli më i freskët kërkesa për ndryshime kushtetuese që përfshijnë bullgarët si kategori etnike është bërë kusht për hapjen e kapitujve të negociatave. Kjo e zhvendos procesin nga një logjikë meritokratike në një logjikë të shantazhit politik.

Që në fakt, viktima më e rëndë e kësaj vetos janë populli shqiptarë të cilët nuk kanë fare lidhje mes çështjes së pazgjidhur mes bullgarëve dhe maqedonasve. 

Deklaratat e fundit të kryeministrit tregojnë një lëvizje të dukshme nga refuzimi kategorik i ndryshimeve kushtetuese pa garanci, drejt një pranim më fleksibël se ato janë të domosdoshme. Madje, ai ka hapur diskutimin për një skenar ku RMV mund të bëhet pjesë e BE-së pa të drejtë vote deri në vitin 2027. Ky ndryshim qëndrimi reflekton dilemat e brendshme si të ruhet dinjiteti kombëtar pa humbur perspektivën evropiane?

Faji i brendshëm dhe i jashtëm – 

Kryeministri Mickoski akuzon qeveritë e mëparshme, veçanërisht LSDM-në, për nënshtrim ndaj kërkesave të jashtme dhe paaftësi për të luftuar korrupsionin. Por pyetja mbetet a është bullizmi i jashtëm më i dëmshëm se dobësitë e brendshme? Pa reforma të thella në sundimin e ligjit dhe administratë, RMV rrezikon të mbetet peng jo vetëm i vetos së fqinjëve, por edhe i mungesës së besueshmërisë së saj si shtet kandidat.

Diskutimi për një “ligë të parë dhe të dytë” brenda BE-së, pra integrimin gradual, shton pasigurinë. Nëse Ballkani Perëndimor futet në një kategori të dytë, pa të drejtë vote, atëherë bullizmi nuk do të vijë vetëm nga fqinjët, por edhe nga vetë struktura e Bashkimit Evropian. Kjo e bën të domosdoshme një reflektim rajonal si të shmanget ky kategorizim i padrejtë dhe në fakt i dëmshëm që shkakton ndarje dhe dallime brenda një strukture që pretendon se është përbashkuese. 

Prandaj, Maqedonia e Veriut është viktimë e një bullizmi të dyfishtë nga jashtë, përmes kushteve bilaterale të imponuara dhe nga brenda përmes dobësive institucionale dhe mungesës së konsensusit politik. Integrimi evropian, që dikur shihej si rrugë e qartë drejt stabilitetit sot duket si një labirint ku çdo hap shoqërohet me kusht të ri. Pyetja nuk është më vetëm kush e bullizon RMV-në, por si mund të ndërtohet një strategji që e kthen procesin nga shantazh në partneritet të barabartë. Vetëm atëherë rruga drejt Evropës do të jetë e besueshme dhe e drejtë. E në fund shqiptarët në këtë mes nuk meritojnë këtë maltretim të këtij bullizimi të dyfishtë. argument.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski: Janë hapur 22 linja të reja ajrore që lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën
Next Article Ndërprerje e planifikuar e rrymës në disa lagje të Shkupit të enjten – ja zonat që preken
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?