By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvend, VMRO me propozim-ligj për shkollë të mesme policore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvend, VMRO me propozim-ligj për shkollë të mesme policore
MaqedoniTOP LAJM

Kuvend, VMRO me propozim-ligj për shkollë të mesme policore

admin
Last updated: 03/09/2025 16:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Deputetë të VMRO-DPMNE-së me propozim-ligj për formimin e shkollës së mesme policore. Projektligji parashikon që shkolla të jetë dyvjeçare, viti i tretë dhe i katërt, dhe do të mbledhë nxënësit që dy vitet paraprake kanë mbaruar në shkolla të tjera të mesme duke përmbushur kushtet paraprake sikurse gjendja e rregullt psikofizike, të njohin gjuhën maqedonase dhe të mos paraqesin rrezik për shtetin.

Përzgjedhjen e kandidatëve e bën Ministria e Brendshme, e cila në fund të ciklit të shkollimit policor do të certifikojë nxënësit me diploma.

Për deputetin socialdemokrat, Oliver Spasovski, kjo është e papranueshme dhe antikushtetuese, pasi që Ministria e Brendshme nuk ka kompetenca të tilla.

“Nuk ekziston kompetencë e Ministrisë së Brendshme që të merret me veprimtari arsimore. Pyesim se si me një ligj të tillë mund t’i japim kompetenca ministrit të brendshëm. Një shkollë e mesme ka statusin e personit juridik dhe regjistrohet në regjistrin qendror. Ne në këtë ligj nuk kemi paraparë se kjo shkollë e mesme policore do të jetë subjekt juridik, por është pjesë përbërëse e Ministrisë së Brendshme, pa pasur drejtor të shkollës, këshill të shkollës, siç e parashikon ligji për arsim të mesëm.”, – deklaroi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Në ligj thuhet se paralelisht shkollës policore, trajnimi i policëve të ardhshëm do të bëhet edhe në akademinë policore, që për opozitën është alogjike.

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në maj të vitit të ardhshëm për vitin e ardhshëm shkollor 2026-2027, ndërkaq shkolla do të jetë e pozicionuar në qendrën aktuale për trajnimin e policëve në Idrizovë.

Votimi për këtë projektligj pritet të ndodhë në seancën tjetër plenare, për shkak të nevojës së votimit të dyfishtë, gjegjësisht votimit me Badinter.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti prezanton platformën inovative ‘Rinia për Çairin’ dhe nis javën kulturore ‘Doku n’Çarshi’
Next Article Toshkovski: Qytetarët meritojnë një polici e cila do të kujdeset për sigurinë dhe mirëqenien e tyre, do të luftojë fuqishëm kundër krimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?