By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi nuk e pranoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi nuk e pranoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë
Maqedoni

Kuvendi nuk e pranoi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë

admin
Last updated: 11/09/2024 20:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites së punës sipas rendit të ditës së seancës së 14-të, përfundoi debatin për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, të propozuar nga deputetë nga Fronti Evropian, dhe me 64 vota “për” dhe 13 “kundër” konstatuan se nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet për lexim të mëtejshëm. Seanca vazhdon nesër në orën 12:00.

Ilire Dauti nga Fronti Evropian theksoi se në vend ka mbi 1.400 vende ku luhet bixhoz.

“Pikërisht për këtë duhet të kalojë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese”, tha Dauti.

Theksoi se këtë ua kanë premtuar edhe Lëvizjes Antibixhoz nga Tetova.

Elmi Aziri nga koalicioni i njëjtë theksoi se statistikat tregojnë se në vendin tonë për një vit në kazino ka të ardhura prej 800 milionë deri një miliard euro, që, siç tha, është gati një e katërta e buxhetit shtetëror.

“Prandaj nuk ka arsye për të refuzuar Propozim ligjin sepse bixhozi shkatërron të ardhmen e fëmijëve dhe familjet kanë probleme çdo ditë. Prandaj ju bëj thirrje që të largohemi nga matrica jonë politike dhe t’i jepet përparësi ndërgjegjes, sepse të gjithë jeni të vetëdijshëm që kazinotë duhet të mbyllen”, tha Aziri.

Blerim Bexheti, gjithashtu, nga Fronti Evropian theksoi se pikërisht ky Propozim ligj para një kohe ishte tërhequr nga rendi i ditës në mbledhjen e kuvendit pa respektuar procedurat.

“Ka edhe lojëra të fatit në të zezë dhe duhet edhe ato të ndalohen sepse janë e keqja e familjeve dhe shoqërisë”, tha Bexheti.

Ky Propozim i ligjit, siç theksoi Sali Murati nga Fronti Evropian, ka për qëllim të sjellë kufizime më të ashpra në lojërat e fatit sepse qasja liberale mundëson gjithnjë e më shumë të rinj të bëhen viktima të bixhozit dhe të bëhen të varur nga ai.

“Varësia nga bixhozi nuk prek vetëm individin, por të gjithë familjen. Humbjet financiare mund të kenë pasoja afatgjata për fëmijët dhe bashkëshortët”, tha Murati.

Sali Sulejmani theksoi se kazinotë në shtet janë në çdo skaj që kontribuon për rritjen e bixhozit, ndërsa kjo ka pasoja të thella për qytetarët sepse është “sëmundje e rrezikshme e cila është përhapur”.

Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE theksoi se pajtohet që kazinotë të mbyllen, por shtoi se kjo zgjidhje ligjore nuk do të përkrahet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së sepse ka për qëllim mbrojtjen e krimit dhe interesave afariste të disa personave nga BDI.

“Sa licenca janë dhënë gjatë shtatë viteve të fundit”, pyeti Stojanoski.

Thoni, tha, se doni t’i largoni kazinotë nga shkollat, ndërsa në të njëjtën kohë bëtë kazino onllajn.

“Në këtë biznes ka krim me lojërat e fatit dhe shumë shpejt dikush do të përgjigjet”, theksoi Stojanoski dhe shtoi se Ministria e Financave është në përgatitje të ligjit për lojërat e fatit i cili do të jetë sistematik dhe i cili do të miratohet në procedurë gjithëpërfshirëse.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunksi – Bueno: Është konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, është potencuar nevoja për përshpejtimin e integrimeve në BE të shtetit
Next Article Krizë me kopshtet, shumë fëmijë mbeten në shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?