By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
MaqedoniTOP LAJM

Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 31/08/2026 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që provimi i jurisprudencës, provimi për për noter, provimi për përmbarues dhe provimet e tjera shtetërore profesionale të organizohen edhe në gjuhën shqipe, thuhet në njoftimin e Univesitetit të Tetovës.

“Në kërkesën drejtuar Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, Kuvendi Studentor thekson se kjo çështje i është adresuar disa herë gjatë dy viteve të fundit Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera kompetente, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.

Studentët kërkojnë që provimet, materialet për përgatitje dhe të gjitha pjesët përbërëse të tyre të jenë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se organizimi i tyre vetëm në gjuhën maqedonase krijon pabarazi dhe vështirësi shtesë për studentët shqiptarë, të cilët studimet i ndjekin në gjuhën shqipe.

Sipas kryetarit të Kuvendit Studentor, Gent Kurtishi, kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me respektimin e së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit. Në këtë drejtim, studentët kërkojnë zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke iu referuar veçanërisht nenit 23, paragrafëve 4 dhe 5.

“Nuk është e pranueshme që studentët që studiojnë në gjuhën shqipe të përballen me kushte të ndryshme gjatë përfundimit të procesit të tyre profesional. Gjuha e studimit duhet të jetë edhe gjuha në të cilën studenti ka mundësi të japë provimet profesionale shtetërore.” -theksohet në kërkesën e Kuvendit Studentor, të dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Kuvendi Studentor vlerëson se mundësia për zhvillimin e këtyre provimeve edhe në gjuhën shqipe do të garantonte kushte të barabarta për të gjithë kandidatët, duke lehtësuar rrugëtimin e tyre drejt ushtrimit të profesioneve juridike dhe duke krijuar mundësi të barabarta për punësim dhe zhvillim profesional.

Studentët konsiderojnë se ekzistojnë si bazat ligjore, ashtu edhe mundësitë praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Transportit: Bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar transportuesit
Next Article Gashi: Të gjitha ligjet me badenter do të shkojnë në votim, çështja është më shumë politike sesa procedurale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?