By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Transportit: Bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar transportuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Transportit: Bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar transportuesit
Maqedoni

Ministria e Transportit: Bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar transportuesit

admin
Last updated: 31/08/2026 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Ministria e Transportit sot kumtoi se e kupton plotësisht sfidën me të cilën përballen transportuesit e Maqedonisë dhe po punon në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme për të gjetur zgjidhje konkrete për të kapërcyer problemin me vendet e zonës Shengen.

“Në kuadër të mundësive të cilat i ka në dispozicion Ministria, po punojmë për lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe me vendet anëtare të zonës Shengen, sepse besojmë se kjo është zgjidhja më e përshtatshme që Maqedonia ta zgjidhë në mënyrë të pavarur problemin e transportuesve. Potencojmë se marrëveshje të tilla tashmë janë lidhur me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë. Intensivisht po punojmë me qeveritë e Austrisë dhe Gjermanisë, ndërsa pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë me qeverinë austriake në shtator, ndërsa në tetor me Slloveninë, me qëllim arritjen e marrëveshjeve dypalëshe me këto vende për lëshimin e vizave afatgjata për transportuesit e Maqedonisë”, theksojnë nga Ministria.

Meqenëse këto janë rregulla në zonën Shengen, potencohet në kumtesë, se ajo që Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, mund të bëjë dhe ajo që ka në dispozicion është të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe me shtetet anëtare të zonës Shengen për lëshimin e vizave afatgjata.

“Ideja është që të mbulohen përgjithësisht rrugët ku transportuesit e Maqedonisë punojnë tradicionalisht. Kjo do të thotë vendet ku ka frekuencën më të lartë të transportuesve të Maqedonisë dhe me këto vende Qeveria dhe Ministria po punojnë për marrëveshje dypalëshe për viza afatgjata. Potencojmë se Maqedonia duhet ta zgjidhë problemin në mënyrë të pavarur dhe e vetmja mënyrë në këtë moment është përmes marrëveshjeve dypalëshe me vendet e zonës Shengen. Industria e transportit është motori i ekonomisë së Maqedonisë dhe për këto arsye besojmë se industria nuk duhet të ndalojë së punuari, përkundrazi, Qeveria dhe Ministria e Transportit vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje shtesë”, potencojnë nga Ministria e Transportit.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shterjova: Shkupjanët ende nuk kanë transport publik të rregullt, kërkojmë përgjegjësi për gjendjen me Transportin Publik
Next Article Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?