By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë
Kosovë

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

admin
Last updated: 27/10/2026 19:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor argument.mk/ – Pesë ofrues të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë do të përfitojnë grante në vlerë prej rreth 2.1 milionë eurosh për trajnimin e mbi 700 të rinjve, në bashkëpunim me kompanitë vendore.

Projektet fituese u shpallën në kuadër të thirrjes së katërt të Fondit Rajonal të Sfidave (RCF), i mbështetur nga Gjermania dhe Zvicra, i cili synon të përafrojë arsimin profesional me nevojat e tregut të punës.

Grantet do të investohen në pajisje, infrastrukturë dhe programe trajnimi në fushat e sigurisë kibernetike, teknologjisë cloud, analizës së të dhënave me inteligjencë artificiale, zhvillimit të softuerit, teknologjisë së qumështit dhe trajnerisë sportive.

Koordinatori Rajonal i RCF-së, Renato Vasili, deklaroi se pas katër thirrjeve, në Kosovë janë mbështetur 21 projekte me investime prej afro 9.8 milionë eurosh. Në këto projekte janë përfshirë 73 kompani partnere, të cilat në bashkëpunim me institucionet e aftësimit profesional kanë hartuar 28 programe trajnimi për rreth 3.000 nxënës dhe studentë.

Sipas tij, institucionet dhe partnerët e tyre kanë kontribuar edhe me 3.7 milionë euro nga burimet e veta, duke e çuar investimin e përgjithshëm në rreth 13.5 milionë euro.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se arsimi profesional zë një vend të rëndësishëm në reformat arsimore dhe në hartimin e Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035. Ai theksoi se synimi është që të rinjtë të fitojnë shkathtësi të kërkuara nga tregu i punës dhe të kenë më shumë mundësi për punësim në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve ndihmon në përshtatjen e programeve të aftësimit me nevojat reale të ekonomisë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi se investimet në arsimin profesional janë parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike. Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të aftësimit dhe kompanive ndihmon në ngushtimin e hendekut mes shkathtësive të të rinjve dhe kërkesave të tregut të punës.

Ndërkaq, ambasadorja e Zvicrës, Anne Lise Cattin Hennin, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së kompanive në aftësimin e gjeneratave të reja, duke theksuar se zhvillimi i shkathtësive është përgjegjësi e përbashkët e shtetit, institucioneve arsimore dhe bizneseve.

Së bashku me Fondin e Sfidave të Kosovës, Fondi Rajonal i Sfidave deri më tani ka mbështetur 33 projekte në Kosovë, me rreth 14.9 milionë euro grante.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë
Next Article Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?