By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Latifi kundër Taravarit: Një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e 107.00 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Latifi kundër Taravarit: Një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e 107.00 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim
MaqedoniTOP LAJM

Latifi kundër Taravarit: Një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e 107.00 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim

admin
Last updated: 12/05/2025 21:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Vendimi i paralajmëruar dhe arbitrar i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe një rrethi të ngushtë individësh, për të larguar partinë nga qeveria dhe për ta dërguar atë në përqafim të Ali Ahmetit, është një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e 107.00 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim.

Ky vendim i pakoordinuar me strukturat e partisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, është një tradhti e hapur ndaj vlerave për të cilat Aleanca u themelua.

Fatkeqësisht, ajo që po ndodh sot në Aleancë është një përpjekje brutale për të dhunuar frymën e bashkëpunimit opozitar dhe për të minuar besimin qytetar të fituar me shumë mund në zgjedhjet e fundit, të gjithë atyre shqiptarëve që u ngriten në këmbë kundër kapjes së shtetit, kundër pushtetit autokratik të BDI-së dhe kundër sistemit të tyre korruptiv.
Askush nuk ka të drejtë të kontrabandojë vullnetin e votuesve dhe të aktivistëve që dhanë gjithçka për të sjellë një realitet të ri politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo sjellje është e papranueshme.

Aleanca për Shqiptarët nuk është parti e një njeriu, e aq më pak e një grupi që punon kundër frymës së saj. Aleanca është kauzë, betejë për drejtësi, për ndryshim dhe për liri. Ajo do të vazhdojë rrugën e saj, në frymën dhe vizionin e Arben Xhaferit.

Kushdo që e ndjen veten më afër BDI-së sesa ndryshimit që e kërkoi populli, le ta ndjekë rrugën e Ali Ahmetit. Por aktivisti i sinqertë i Aleancës do të qëndrojë në anën e qytetarëve që kërkojnë luftë kundër korrupsionit, zhvillim dhe një të ardhme dinjitoze për shqiptarët.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamasi liron pengun izraelito-amerikan në Gaza
Next Article BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?