By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!
MaqedoniTOP LAJM

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

admin
Last updated: 28/11/2026 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Kompania shtetërore për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO po avancon përgatitjet për realizimin e ndërlidhjes së dytë energjetike me Kosovën. Projekti parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit me kapacitet 400 kV, që do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin me Osllomenë dhe Ohrin, por edhe dy nënstacione të reja në Tetovë dhe Osllomej, të gjitha këto pjesë e një projekti të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, gjatë një konference të organizuar nga AMCHAM – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Latifit, tashmë ka përfunduar studimi i parafizibilitetit me mbështetjen e Bankës Botërore, ndërsa është siguruar edhe grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për përgatitjen e dokumentacionit teknik, me mbështetjen e bankës gjermane KfË.

Latifi gjithashtu bëri të ditur se Termat e Referencës janë përgatitur dhe miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa studimi i fizibilitetit, së bashku me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe në Aspektet Sociale (ESIA), pritet të përfundojë brenda një viti.

Projekti përfshin dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit 400 kV, të cilat do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin përmes Oslomesë me Ohrin. Komponenti i dytë përfshin ndërtimin e dy nënstacioneve të reja 400 kV, në Tetovë dhe Osllomej.

Realizimi i këtij projekti synon forcimin e ndërlidhjes së sistemit elektroenergjetik me Kosovën, rritjen e kapaciteteve të transmetimit dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në rajon.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO lëshohet me armë bërthamore në hapësirë: Rutte, “Do të mbrojmë çdo centimetër
Next Article Ndalohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?