By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LD-ja po e ndihmon vetingun e BDI-së, njerëzit e pastër të BDI-së po kalojnë në LD!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > LD-ja po e ndihmon vetingun e BDI-së, njerëzit e pastër të BDI-së po kalojnë në LD!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

LD-ja po e ndihmon vetingun e BDI-së, njerëzit e pastër të BDI-së po kalojnë në LD!

admin
Last updated: 18/02/2025 17:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Kohëve të fundit gallatë në rrjetet sociale ka qenë ideja e BDI-së për të bërë veting apo reforma të thella brenda partiake. Kjo nuk u mor fare seriozisht për faktin se një gjë të tillë e kishin folur dhe provuar shumë më herët por që fundi rezultonte i njëjtë pa kurrfarë ndryshimi përmbajtjesor. Ajo që vlen të theksohet nëse vërtetë flasin për veting të BDI-së, më shumë ngjanë që këtë veting po e ndihmon kreu i LD-së, Izet Mexhiti, i cili është lëshuar në “gjah” të personave të pastër që janë në BDI duke i tërheq që t’i bashkohen LD-së, shkruan Zhurnal.

Mexhiti: Fryma e BDI-së së vërtetë tashmë është në LD

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga tubimi partiak në Butel të Shkupit ka dërguar thirrje publike deri te të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mexhiti tha se “LD-ja është fryma e vërtetë e BDI-së” dhe se të rinjtë duhet të bëhen “pjesë e kësaj partie.

Ai u shpreh se tash e tutje VLEN do ta udhëheqë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

“Fryma e BDI-së së vërtetë është në kuadër të Lëvizjes Demokratike, andaj anëtari i thjeshtë, anëtari i devotshëm, ata të ri dhe të reja të cilët kanë bërë karrierë politike, administrative, nuk u është dhënë mundësia, prandaj po vijnë çdo ditë dhe unë po i ftoj çdo ditë – le të vijnë dhe le të bëhen pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it sepse ky është formacioni politik që do të udhëheqë me politikën shqiptare tash e tutje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kryetari i LD-së, që aktualisht është ministër dhe zëvendëskryeministër, Izet Mexhiti.

Votuesit e heshtur, anëtarët me hamendje, të papërcaktuarit, tashmë janë rreshtuar pas Mexhtit dhe po besojnë në Lëvizjen Demokratike –

Këtë më së miri e dëshmojnë pamjet dhe fotografitë pothuajse të përditshme që publikohen nga zyra e zëvendëskryeministrit, Izet Mexhiti, ku njofton aderimet pa numër që bëhen në adresë të Lëvizjes Demokratike. Flasim për qytetarët të cilët më kanë hequr dilemat se nga duhet të rreshtohen.

Gjatë zgjedhjeve, por edhe nga fillimi i idesë së Mexhitit për reforma ka pasur numër të madh njerëzish që kanë ndarë këtë mendim. Por, nga frika e ndëshkimit nga BDI e cila kishte krijuar përshtypjen se janë të pathyeshëm nga pushteti, shumë të punësuar, shumë anëtarë, kanë hezituar që publikisht të paraqesin bindjet e tyre politike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lëvizja Demokratike shënon rritje të hovshme –

Izet Mexhiti ideatori i ndryshimit përbrenda BDI-së përfundoi në themelimin e partisë së tij. Ai u përjashtua nga BDI sepse në atë parti nuk e duronin dot frymën e kërkesën për ndryshim u shkonin. Në fillim këtë idenë e reformave të brendshme e nisi bashkë me miqt e tij, një pjesë e të cilëve e lanë në gjysmë të rrugëtimit, e njëri prej tyre iu rikthye sërish pasi fitoi Mexhiti.

Kjo nënkupton që vendosmëria e Mexhitit për ta bërë ndryshimin në kampin shqiptarë nuk përfundoi me përjashtimin e tij prej partisë, pikërisht këtu filloi. Ai themeloi partinë të cilës po i prinë vetë ai, Lëvizjen Demokratike, e cila akoma në fillimet e para është bërë dera kryesore në të cilën po trokasin njerëzit e dëshpëruar nga partitë ku kanë qenë aktiv, njerëzit të cilët kanë qenë të pa përcaktuar në ndonjë parti e shumë të tjerë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aderime pa numër, anëtarësime të shumta, numër i madh të rinjve të gjithë janë rreshtuar pas Izet Mexhitit, sepse besuan fuqishëm në idenë e tij që jetësoi shumë shpejt në praktik. E kjo ndodhi përshkak se Mexhiti nuk u dorëzua dhe në ndihmë të tij i dolën ata që atij i besuan dhe në fund rezultoi se nuk u dëshpëruan. Përkundrazi, ata që nuk i besuan në fillim tani kanë filluar t’i bashkangjiten masivisht në vazhdimësi. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tajvani – një pikë e nxehtë në marredhëniet kino- amerikane
Next Article VLEN: Skandaloze: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?