By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës
Maqedoni

LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës

admin
Last updated: 28/06/2024 12:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një kërkesë që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit.

LDK thekson se shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skenderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës.

“Vendosja e shtatores së njëjtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit”, thuhet në letër.

“Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne kërkojmë nga autoritetet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë.

Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, thuhet në letrën e LDK-së.

7-vjeçari, Leotrim Ahmeti u vra më 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt.

Copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Experience” të artistit Shuk Orani, në Hamburg
Next Article ​Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?