By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Experience” të artistit Shuk Orani, në Hamburg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Experience” të artistit Shuk Orani, në Hamburg
Kulturë

Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Experience” të artistit Shuk Orani, në Hamburg

admin
Last updated: 28/06/2024 12:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Më 20 qershor 2024, Hamburgu u bë qendra e një ngjarjeje të pazakontë artistike dhe diplomatike, kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me një delegacion të lartë vizitoi atelienë e artistit të njohur Shuk Orani.

Delegacioni ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasic, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Daulina Osmani, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të rëndësishëm, raporton AlbInfo.ch.

Shuk Orani, artisti multimedial dhe koncepcionist i njohur, e priti kryeministrin Kurti me një prezantim të veprimtarisë së tij artistike në ekspozitën e tij të quajtur “Experience”.

Ekspozita e tij, e cila është e hapur në ATELIER SO në Hamburg dhe është mbështetur nga “Marktplatz der Manufakturen”, përfshin mbi 95 vepra artistike, si piktura, skulptura, vepra digjitale si dhe filma dokumentarë nga projektet e mëhershme të artistit. Mbi 30 vepra artistike janë të formatit të madh, mbi 2 metra.

Gjatë vizitës, artisti Orani ia prezantoi disa nga veprat e tij më të dalluara delegacionit të drejtuar nga kryeministri Kurti. Në një atmosferë të gjallë dhe të frytshme, u shkëmbyen mendime dhe u krijua një dialog interesant mes pjesëmarrësve. Ambientet e ekspozitës, të cilat janë kuratuar nga kuratorë ndërkombëtarë dhe nga vetë artisti Orani u bënë qendra e një bisede që shtrihej nga temat artistike deri te ato diplomatike dhe shoqërore.

Vizita e kryeministrit Kurti në atelienë e Shuk Oranit jo vetëm që theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës në diplomaci, por gjithashtu shënoi një moment të veçantë për komunitetin artistik dhe kulturor në Hamburg dhe për diasporën kosovare në Gjermani.

Pjesa përfundimtare e vizitës u shoqërua me një diskutim të hapur në lidhje me rolin e artit në shoqëri dhe sfidat aktuale kulturore dhe artistike në të dy vendet. Dialogu i shkëmbyer u përjetua si një hap i rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e kulturës dhe artit.

Nga nikoqirët dhe mbështetësit e artistit ishin të pranishëm edhe: Bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e artistit në disa projekte të veçanta, arkitektja Ardiana Orani, fotografi dhe asistenti i ekspozitave, Daniel Prekepalaj, përkrahësi i pandalshëm Dardan Hazeraj, mbështetësi në eventet e ateliesë, Dominik Prekepalaj.

Me këtë vizitë, Shuk Orani dhe ekspozita “Experience” u bënë jo vetëm një pikë referimi për artin bashkëkohor, por edhe një platformë e rëndësishme për dialogun kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve, Gjermanisë dhe Kosovës.

You Might Also Like

TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

ËNDRRA

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

In Memoriam: Dolly Parton (1946-2026) – karriera e pashoqe që përmbysi klishetë e muzikës kantri

MALL E KEQARDHJE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ku një person humbi jetën dhe 14 tjerë u lënduan
Next Article LDK kërkon që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?