By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Leku fundos euron”, monedha evropiane bie në minimumin e ri historik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Leku fundos euron”, monedha evropiane bie në minimumin e ri historik
Shqipëri

“Leku fundos euron”, monedha evropiane bie në minimumin e ri historik

admin
Last updated: 13/08/2024 15:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e martë në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha evropiane u këmbye me 99.86 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit e theu në fillim të kësaj jave zyrtarisht pragun e 100 lekëve, ndërsa rënia ka vijuar edhe ditën e martë.

Tregu i valutës karakterizohet nga një ofertë e lartë e monedhës europiane në këtë periudhë të vitit, e nxitur nga shifrat në rritje të vizitorëve të huaj dhe nga nivelet e larta të investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Gjatë muajit gusht, kursi i euros duket se ndodhet nën efektin e presioneve të reja nënçmuese. Pasi rënia vjetore e kursit ishte minimizuar në muajin korrik, kjo rënie tashmë po thellohet përsëri. Sot euro këmbehet me një kurs prej pothuajse 4% më të ulët krahasuar me një vit më parë. Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kjo rënie me siguri do të kishte qenë edhe më e madhe.

Leku u forcua edhe kundër dollarit amerikan, që zbriti në kuotën e 91.42 lekëve, në nivelet më të ulëta të këtij viti.

Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të favorizojë një monedhë kombëtare të fortë. Pritej që rritja e pagave dhe përshpejtimi i ritmit të investimeve publike pas mesit të këtij viti të sillte ulje të suficitit buxhetor, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit qershor suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit, me 51.4 miliard lekë. Deficiti buxhetor është rritur me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një suficit i lartë i qeverisë ul ofertën e lekut në qarkullim dhe forcon më tej presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit euro-lek.

Një faktor tjetër që potencialisht mund të frenonte rënien e kursit ishte pritshmëria për rritjen e importeve të energjisë, për shkak të rreshjeve të pakta dhe uljes së prodhimit nga burimet hidrike. Megjithatë, burimet nga tregu shprehen se çmimet e energjisë nga importi kanë qëndruar relativisht të ulëta.

Një ndikim të madh besohet se ka pasur prodhimi i lartë i energjisë nga burimet diellore në vendet fqinje. Oferta e lartë nga fotovoltaikët bën që çmimet energjisë të jenë të qëndrueshme në pjesën më të madhe të ditës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Leku i fortë vlerësohet të jetë një faktor i rëndësishëm në uljen e inflacionit, që prej muajsh ka zbritur pranë kufirit të 2%. Por, mbiçmimi i vazhdueshëm i monedhës vendase ndikon negativisht konkurrueshmërinë e sektorëve eksportues të ekonomisë. Për 6-mujorin e parë të vitit, eksportet e mallrave pësuan rënie me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përshtatja me një kurs gjithnjë e më të ulët të euros është një sfidë për sektorët eksportues, paralelisht me një cikël kur kostot e punës janë rritur ndjeshëm.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Vetëm paqja mes Izraelit dhe Hamasit e ndal Iranin nga sulmi”
Next Article Ristovski: Do të financojmë ekskluzivisht olimpikë të ardhshëm të talentuar, ndërsa jo ​​turizëm olimpik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?