By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LEN: Vendimi i Arben Taravarit (ASH-së) në Kumanovë, rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LEN: Vendimi i Arben Taravarit (ASH-së) në Kumanovë, rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim
MaqedoniTOP LAJM

LEN: Vendimi i Arben Taravarit (ASH-së) në Kumanovë, rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim

admin
Last updated: 08/02/2024 23:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Arben Taravari ka marrë mbështetjen e 85 kuvendarëve të ASh-së, të cilët dhanë nënshkrimin e tyre për t’i thënë “po” koalicionit mes ASH-së dhe opozitës shqiptare.

Dhënie e nënshkrimeve u bë në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Taravari pak ditë para se të mbahet Kuvendi i thirrur nga Ziadin Sela, i cili pritet të mbahet ditën e shtunë.

Po si e vlerësojnë këtë vendim të Taravarit për bashkëpunim me partitë opozitare shqiptare?

Murtezani nga Alternativa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thotë së bashkimi i ASH-së me ne e ka rritur vëllimin e ortekut të fitores, që do të jetë sihariqi më i mirë për shqiptarët në këto 20 vjetët e fundit.

“Ne e përshëndesim vendimin e Aleancës për Shqiptarët që ka vendosur t’i bashkohet opozitës së bashkuar shqiptare, pra Lidhjes Europiane për Ndryshim. Duke i uruar mirëseardhje dhe duke e përgëzuar për vemdimin e drejtë, tashmë lirisht mund të konkludojmë se janë pjekur të gjitha kushtet që më 8 maj të vijë ndryshimi i shumëpritur dhe i dëshiruar nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi i ASH-së me ne e ka rritur vëllimin e ortekut të fitores, që do të jetë sihariqi më i mirë për shqiptarët në këto 20 vjetët e fundit”, ka deklaruar kështu Orhan Murtezani nga Alternativa.

Ndërkohë që nga Lëvizja Besa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se vendimi i ASH të garojë me LEN tregon se në vend më 8 maj do të bëhet rotacion politik.

“Vendimi i kuvendit të ASH për bashkëpunim me LEN po dëshmon se më në fund, pas 22 viteve qeverisje të BDI-së, do të bëhet rotacioni politik në RMV. Vendimi i sontëm është rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim. Me 8 maj koalicioni opozitar shqiptar do ta fitojë bindshëm BDI-në”, thonë nga Lëvizja Besa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Edhe nga Lëvizja Demokratike mirëpresin vendimin e Taravarit që po bashkohet në këtë rrugëtim me plot sfida të cilin e kanë nisur sepse jenë dakorduar që të ndryshojnë komplet qeverisjen e jo vetëm pushtetarët e korruptuar.

“Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më e fuqishme se asnjëherë më parë, dhe se sovrani këtë rradhë do e bëjë ndryshimin e shumëpritur. Ne sigurisht që e mirëpresim vendimin e Taravarit që të na bashkohet në këtë rrugëtim me plot sfida të cilin e kemi nisur sepse jemi dakorduar që të ndryshojmë komplet qeverisjen e jo vetëm pushtetarët e korruptuar. Ne me këtë rast bëjmë thirrje tek secili që e ndjenë frymën e ndryshimit të na bashkohet.”, thonë nga Lëvizja Demokratike për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja
Next Article Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi juglindor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?