By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Letra e Presidentit për ‘mikrokreditë’, Grupi i PD: Në një linjë me qëndrimet tona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Letra e Presidentit për ‘mikrokreditë’, Grupi i PD: Në një linjë me qëndrimet tona
Shqipëri

Letra e Presidentit për ‘mikrokreditë’, Grupi i PD: Në një linjë me qëndrimet tona

admin
Last updated: 31/07/2024 21:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me letrën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, drejtuar Kuvendit për skandalin e mikrokredive.

Përmes një deklarate, Grupi i PD thotë se fenomeni i mikrokredive është criminal dhe sipas tyre, konstatimet e Presidentit janë në një linjë me qëndrimet e opozitës.

Po ashtu Grupi i PD shprehen se janë të gatshëm për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm hetimor për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Reagimi i Grupit të PD:

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve u njohën me mesazhet e përfshira në shkresën e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj, lidhur me dramën e papërballueshme individuale të viktimave të “grabitjes së mikrokredive”, përmes një skemë kriminale që përfshinë institucione shtetërore, shoqëritë e mikrokredive, shoqëritë përmbarimore, avokatë apo persona të tjerë privat.

Opozita, deputetët e saj, në Komisione apo seancë plenare, kanë ngritur disa herë shqetësimin, duke apeluar kolegët e mazhorancës dhe institucionet shtetërore për një diskutim konstruktiv mbi këtë fenomen negativ dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme, duke pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur dhe duke mos u bërë mburojë e paligjshmërisë. Konkretisht këto shqetësime janë ngritur në mënyrë koherente dhe pa asnjë politizim nga opozita parlamentare, përkatësisht në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, datë 21.05.2024, dhe seancën plenare të Kuvendit, datë 18.07.2024, gjatë raportimit të Guvernatorit Gent Sejko.

Qëndrimin e sotëm të Presidentit të Republikës e konsiderojmë si aktin e tij të parë në këto 2 vite të ushtrimit të detyrës, ku vendosi të përmbush detyrën e stij kushtetuese si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duke apeluar Kuvendin, përkatësisht shumicën parlamentare, që të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe të vlerësojë e ndërmarrë masat e nevojshme për të mbajtur përgjegjës institucionet relevante dhe të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh.

Konkretisht, Grupi Parlamentar i PD-së ka konstatuar se Rregullorja e Bankës së Shqipërisë u ndryshua në vitin 2016 për të ligjëruar blerjen e paligjshme të kredive nga institucionet financiare jobankare edhe pse nuk ishin të licencuara për këtë veprimtari, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë injoroi ankesat dhe denoncimet e shumta të qytetarëve, dhe që Ministria e Drejtësisë u tregua e ngathët në procedimin dhe ndëshkimin disiplinor të përmbaruesve privatë që abuzonin me detyrën. Në këtë kuptim, ripërsëritja e këtyre shqetësimeve nga Presidenti i Republikës, është edhe një nxitje më shumë që Kuvendi të veprojë, pa vonesa dhe pa dallime partiake në mbrojtje të interesit publik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhe pikërisht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të mbështes ngritjen e një komisioni të posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe përgatitur rekomandimet e nevojshme për rishikimin, ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit ligjor relevant, duke i dhënë zgjidhje dramës jetësore të mijëra familjeve në nevojë.

Ndërkohë gjejmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që gjetjet dhe konstatimet e tij t’ia përcjellë edhe SPAK-ut, për aq sa mund të ndihmojnë hetimet penale që po kryhen për rastin, siç u konfirmua nga drejtuesi i SPAK në seancën plenare të datës 15.07.2024, po në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me çështjen e mikrokredive. Nxitja e Presidentit të Republikës që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe të cojnë përpara ligjit cilido që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve, do të rriste besimin se edhe për institucionin e Presidentit të Republikës koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A lejohen diabetikët të hanë rrush dhe fiq?
Next Article Lundrimi me anijen luksoze që u kthye në makth/ 200 pasagjerë të izoluar nga një epidemi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?