By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica: Kemi informacione se një gjykatëse, e cila është teze e dhunuesit Koraboski, ka tentuar të ndikojë mbi provat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica: Kemi informacione se një gjykatëse, e cila është teze e dhunuesit Koraboski, ka tentuar të ndikojë mbi provat
Maqedoni

Levica: Kemi informacione se një gjykatëse, e cila është teze e dhunuesit Koraboski, ka tentuar të ndikojë mbi provat

admin
Last updated: 28/11/2026 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – A do ta zgjerojë Prokuroria hetimin edhe ndaj gjykatëses, tezes së dhunuesit Koraboski, Gordana Bileska, për të cilën dëshmohet se ka tentuar të ndikojë mbi provat, pyesin nga partia Levica.

“Pas rastit të dhunës brutale ndaj Sarës nga Ohri, a po zbulohet edhe një përpjekje tjetër që drejtësia të shndërrohet në një çështje private familjare, në të cilën institucionet do të shërbejnë si servis për ata që disponojnë ndikim, funksione dhe njohje? Ndërsa publiku me tronditje ndjek dëshmitë për dhunën dhe dyshimet për fshehje institucionale, te Levica po arrijnë informacione të reja për rolin e gjykatëses Gordana Bileska në rastin me dhunuesin Koraboski”, thonë nga partia.

Sipas informacioneve që i janë dorëzuar Levicës, Gordana Bileska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe ligjëruese në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, është motra e Goce Koraboskit, përkatësisht teze e të akuzuarit Kristijan Koraboski.

“Pikërisht për këtë kërkojmë urgjentisht të përcaktohet nëse pikërisht Bileska është tezja e përmendur në dëshminë tronditëse të nënës së Sarës, në të cilën paraqiten akuza për ndërhyrje në spital me qëllim që të ndikohet mbi provat mjekësore. Për më tepër, sipas informacioneve që arrijnë te Levica, Bileska gjoja ka ndërhyrë për sigurimin e akomodimit të privilegjuar, VIP, për Koraboskin në kapacitetet e paraburgimit në Shutkë. Pyesim nëse me të vërtetë ekziston një përpjekje e tillë? Përkatësisht, a po përdoret autoriteti i funksionit të gjykatësit?”, pyesin nga Levica.

Partia kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të mos mbetet vëzhgues i heshtur i dyshimeve serioze që kanë të bëjnë me një bartës të funksionit gjyqësor, por në kuadër të kompetencave të veta ligjore të sigurojë verifikimin e fakteve relevante dhe të veprojë për përgjegjësi gjyqësore.

Njëkohësisht, thonë nga Levica, Prokuroria duhet të përcaktojë nëse kanë ekzistuar përpjekje për ndikim mbi personelin mjekësor dhe dokumentacionin.

“Kërkojmë një hetim që nuk do të ndalet para një titulli gjyqësor, lidhjeje familjare, njohjeje me ndikim dhe lidhjeve me DPMNE-në. Dhe në fund, a do të shqyrtojnë organet kompetente nëse pas ndërhyrjeve ka ekzistuar edhe mbështetje politike? Në një rast në të cilin tashmë është konstatuar afërsia e familjes Koraboski me njerëz nga DPMNE-ja në pushtet, është e nevojshme të përcaktohet ndikimi partiak në të gjithë rastin”, thonë nga Levica.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim
Next Article Nga filmi “The Martian” në realitet – shkencëtarët arrijnë të kultivojnë patate në tokën e simuluar të Hënës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?