By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica: Pacientët në Onkologji janë kthyer mbrapsht me fjalët “mos prisni që ilaçi të arrijë deri në Vitin e Ri”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica: Pacientët në Onkologji janë kthyer mbrapsht me fjalët “mos prisni që ilaçi të arrijë deri në Vitin e Ri”
Maqedoni

Levica: Pacientët në Onkologji janë kthyer mbrapsht me fjalët “mos prisni që ilaçi të arrijë deri në Vitin e Ri”

admin
Last updated: 28/11/2026 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Pacientët janë kthyer sërish sot në mëngjes nga Klinika e Onkologjisë me shpjegimin shtesë se “mos prisni që ilaçi të arrijë deri në Vitin e Ri”. Bëhet fjalë për ciklet e kimioterapisë me ilaçin Paclitaxel, i cili administrohet në ditë saktësisht të caktuara, ndërsa shtyrja e terapisë çon në vazhdimin e progresit të sëmundjes. Me këtë, sipas partisë Levica, vihet në rrezik jeta e të gjithë pacientëve të operuar.

“Paclitaxel ndalon ndarjen e qelizave kancerogjene. Kur terapia ndërpritet për një periudhë më të gjatë, qelizat tumorale të mbetura fitojnë kohë për t’u shumuar sërish dhe tumoret të rikthehen. Me gjasë, Klekovski, i cili asnjëherë nuk ka trajtuar pacientë, nuk i di pasojat e mungesës së Paclitaxelit. Për shkak të mungesës së njohurive dhe papërgjegjësisë, ai po i shtyn pacientët drejt vdekjes. Sikur ta kuptonte këtë, të paktën do të përpiqej të gjente një mënyrë të jashtëzakonshme për sigurimin e ilaçit. Alarmante është se kjo nuk është çështje nëse shteti ka para apo jo, nëse Klekovski i paguan tenderët apo jo. Pacientët tashmë kanë filluar terapinë, një terapi që nuk mund të ndërpritet lehtësisht dhe duhet të vazhdohet”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga Levica shtojnë se protokollet onkologjike janë të llogaritura në mënyrë rigoroze sipas intervaleve kohore, qoftë javore apo çdo 21 ditë, për të arritur efektin maksimal.

“Shtyrja e cikleve për më shumë se dy deri në katër javë e ul drejtpërdrejt shkallën e remisisionit të plotë. Ndërprerjet në dozimin e terapisë u mundësojnë qelizave tumorale të zhvillojnë mekanizma rezistence. Kur ilaçi të bëhet sërish i disponueshëm pas një muaji, ekziston rreziku që tumori të mos reagojë më ndaj Paclitaxelit, gjë që i detyron mjekët të kalojnë në linja të tjera trajtimi, shpesh më agresive ose më pak efektive. Pavarësisht rrethanave dhe mënyrave, Paclitaxeli duhet të sigurohet menjëherë për pacientët onkologjikë”, thuhet në reagimin e Levicës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stojanovski: Buxheti për vitin 2027 është buxhet zhvillimor me rreth 663 milionë euro për investime kapitale
Next Article Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal shfaqen së bashku pas thashethemeve për divorc

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?