By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica: Rryma është “e lirë” vetëm në letër, por më së shumti rëndon në xhepin e popullit, kërkojmë reformë të sistemit tarifor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica: Rryma është “e lirë” vetëm në letër, por më së shumti rëndon në xhepin e popullit, kërkojmë reformë të sistemit tarifor
Maqedoni

Levica: Rryma është “e lirë” vetëm në letër, por më së shumti rëndon në xhepin e popullit, kërkojmë reformë të sistemit tarifor

admin
Last updated: 02/10/2026 11:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Partia politike Levica përmes një komunikate kërkon ndryshime në sistemin tarifor për energjinë elektrike, duke vlerësuar se çmimi nominalisht i ulët i rrymës nuk do të thotë edhe kosto e ulët për qytetarët.

Nga partia i referohen të dhënave të EUROSTAT për gjysmën e dytë të vitit 2025, sipas të cilave, kur çmimi i energjisë elektrike krahasohet me fuqinë blerëse të popullsisë, Maqedonia ka koston më të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Levica shpjegojnë se çmimi nominal vetvetiu nuk e tregon barrën reale mbi buxhetin familjar. Për këtë qëllim EUROSTAT përdor PPS – standardin e fuqisë blerëse, i cili mundëson krahasimin e barrës reale të çmimeve mes shteteve, duke marrë parasysh dallimet në nivelin e çmimeve dhe fuqinë blerëse.

“Çmim i lirë”, sipas partisë, nuk do të thotë automatikisht edhe energji elektrike e lirë për punëtorët, pensionistët dhe familjet me të ardhura mesatare. Nga Levica theksojnë se në kushte të të ardhurave të ulëta dhe kostove të rritura të jetesës, çdo shtrenjtim i nevojave bazë energjetike ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës. Nga partia gjithashtu e kritikojnë punën e deritanishme të Komisionit Rregullator për Energjetikë, duke theksuar se ndryshimi i shpeshtë i rregulloreve dhe modeleve tarifore e rrit barrën mbi qytetarët.

Levica propozon të mbahen blloqet tarifore, por të zgjatet periudha kohore në të cilën vlen tarifa e lirë, me qëllim që ajo të jetë e qasshme për një numër më të madh familjesh.

Si zgjidhje strukturore për uljen e çmimit, nga partia kërkojnë që ELEM Shitje të përcaktohet me ligj si furnizues universal, me marzhë dy herë më të vogël se marzha aktuale e EVN Home prej 9,9 përqind.

Përveç kësaj, Levica kërkon futjen e sistemit shumëtarifor me periudhë dimërore dhe verore dhe më shumë blloqe orare, si dhe futjen e tarifës diellore me të cilën do të harmonizoheshin prodhimi dhe konsumi, do të shfrytëzoheshin tepricat nga energjia diellore dhe do të uleshin faturat për energji elektrike.

Nga partia kërkojnë edhe zgjatjen e periudhës për përdorimin e tarifës së lirë, me qëndrimin se sektori energjetik duhet të jetë i orientuar drejt sigurimit të energjisë elektrike të qasshme dhe mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë porosi dërgoi von der Leyen në Podgoricë dhe Prishtinë, çfarë do të porosisë në Maqedoni?
Next Article KRRE paralajmëron sistem të ri energjetik në vend: orëmatës digjital për çdo familje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?