By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizja Antibixhoz: Ligji nuk e zgjidh problemin, do të vazhdojmë deri në zhdukjen e vesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëvizja Antibixhoz: Ligji nuk e zgjidh problemin, do të vazhdojmë deri në zhdukjen e vesit
Maqedoni

Lëvizja Antibixhoz: Ligji nuk e zgjidh problemin, do të vazhdojmë deri në zhdukjen e vesit

admin
Last updated: 09/02/2024 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 9 shkurt – Përfaqësues të Lëvizjes Antibixhoz nga Tetova sot mbajtën konferencë për media në të cilën theksuan se do të vazhdojnë me aktivitete edhe pse u votuan ndryshimet e Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, ndryshimet nuk mjaftojnë, ndërsa ata duan, theksuan, zhdukje në tërësi të këtij vesi. 

“Jemi të vetëdijshëm se ky ligj nuk e zgjidh problemin në tërësi siç kërkohet nga Lëvizja Antibixhoz për mirëqenien e qytetarit. Besojmë se është një fillim i mbarë për të luftuar këtë fenomen negativ, për herë të parë përmendet distanca që do të ndikojë ndjeshëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe familjeve tona. Mbetet të shihet se si do të zbatohet dhe sa serioze do të jenë këto ndryshime. Ne nga Lëvizja Antibixhoz do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen deri në zhdukjen e këtij vesi të keq dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mbrojtje nga grabitja klasike që i bëhet qytetarit deri në mbylljen e plotë të tyre”, deklaroi Xhemal Abdiu.

Lëvizja Antibixhoz vlerëson se me numër të vogël të votave është bërë miratimi i ndryshimeve në ligj. 

“Numri i vogël i votave është tregues i qartë se diçka nuk funksionon, tregon se këto objekte nuk kanë rënë nga qielli, është tregues i qartë se oligarkët e fuqishëm janë krijuar nga ata që mendonin se duhet të na mbronin, duke konfirmuar epitetin se jemi shtet kumar. Ne jemi kundër çdo lloj bixhozi, qoftë ai fizik apo onllajn. Faleminderit grupit parlamentar të BDI-së, LSDM-së dhe ASH-së, me votën tuaj na dhatë frymë të re dhe treguat se si nuk duhet të jemi viktima të interesave të oligarkëve lakmitarë. Të gjithë juve që ende hezitoni, ju ftojmë të largoheni nga mosmarrëveshjet politike, të pozicionoheni në raport me të mirën dhe të keqen sepse kjo i jep orientim dhe vlerë jetës sonë”, theksoi Xhemal Abdiu.

Në pyetjen e gazetarëve nëse si Lëvizje Antibixhoz do të kenë aktivitete edhe kundër organizimit onllajn të lojërave të fatit që janë në organizim të Lotarisë Shtetërore, Abdiu tha se nuk do të lejojnë një lloj i basteve të zëvendësohet me lloj tjetër. 

Ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit parasheh që ato objekte të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa kjo duhet të bëhet gjatë një viti.

You Might Also Like

FOKUS: Zyrtar i BDI-së i dyshuar për zjarrvënie, në shtëpi i gjenden materiale djegëse!

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit

Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme

Kasami përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bekteshi: Do të ndajmë 3.555 vauçerë për turizëm për punëtorët me të ardhura të ulëta në vlerë prej 18:000 denarë
Next Article Fjolla Morina po vazhdon ta shijojë lidhjen e re, teksa publikon një tjetër fotografi me të dashurin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin
Sport
Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport
Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?