By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizja Demokratike: LSDM rikthehet sërish dhe dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëvizja Demokratike: LSDM rikthehet sërish dhe dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike
Maqedoni

Lëvizja Demokratike: LSDM rikthehet sërish dhe dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

admin
Last updated: 23/02/2025 17:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 shkurt – Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti është edhe një dëshmi tjetër se sa pak i duhet LSDM-së për të treguar fytyrën e saj të vërtetë, një parti e mbetur në të kaluarën, e cila nuk mund të çlirohet nga trashëgimia e përçarjeve, manipulimeve dhe drejtësisë selektive.

LSDM-së i mungon BDI-ja e tyre e dëgjueshme! Ata janë të humbur pa Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, partnerët e tyre afatgjatë në skemat korruptive, të cilët për vite me radhë sakrifikuan interesat e shqiptarëve për interesa personale, shoqërore dhe familjare. Tani, kur LD-ja është partia që punon ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve, LSDM-ja nuk di si të përballet me këtë realitet, prandaj i drejtohet sulmeve të ulëta dhe akuzave të pabazuara.

LD-ja nuk do të lejojë të heshtet! Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që LSDM-ja merret me akuza boshe, LD-ja investon në infrastrukturë, arsim dhe zhvillim ekonomik. Ndryshimet e vërteta nuk vijnë nga ata që për dekada kanë abuzuar me pushtetin, por nga forcat e reja që sjellin rezultate reale.

I bëjmë thirrje LSDM-së të ndalojë sulmet mbi baza etnike, sepse kjo vetëm tregon se politika e tyre është e vjetëruar dhe e bazuar në përçarje. Maqedonia e Veriut nuk është shtet i elitave të privilegjuara, por i të gjithë qytetarëve të saj! Izet Mexhiti vepron sipas ligjit dhe do të vazhdojë të punojë kështu, në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

LD-ja do të vazhdojë të punojë ndershmërisht, me transparencë dhe në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike!

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç. Gjendje ankthi dhe atak paniku
Next Article Shtëpia “11 Tetori” në Çento pas pothuasje 40 viteve sërish do të bëhet shtëpi e kulturës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?