By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërron jetë ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi, mesazhe ngushëllimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ndërron jetë ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi, mesazhe ngushëllimi
Showbizz

Ndërron jetë ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi, mesazhe ngushëllimi

admin
Last updated: 28/11/2026 14:02
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Prokuroria e Përgjithshme përcolli sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare në vitet e para të tranzicionit demokratik (1992-1997), duke dhënë kontributin e tij në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin.

Prokuroria e Përgjithshme, në emër të gjithë prokurorëve, i shprehu ngushëllimet më të thella familjes.

Për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit Dragoshi, reagoi edhe Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari u shpreh se Dragoshi ishte nga ata burra që rrallë i ndesh në jetë.

“Një burrë fisnik nga Kukësi, i drejtë, i ndershëm, me integritet të lartë moral e profesional. Një njeri që dinjitetin nuk e kishte thjesht virtyt, por mënyrë jetese. Besimi në Zot, mirësia dhe respekti për njerëzit ishin pjesë e pandashme e shpirtit të tij”, tha ai.

Hajdari tha se me ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit Dragoshi drejtësia shqiptare humbi një shërbestar me integritet të lartë dhe familja një njeri të shtrenjtë.

You Might Also Like

Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Azem Lukaj publikon “UÇK – Liria jonë”, kënga që zgjon emocionet dhe krenarinë kombëtare

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate
Next Article Licencimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë, Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?