By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Ahmetin me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Ahmetin me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës
Maqedoni

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Ahmetin me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

admin
Last updated: 21/05/2025 19:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 maj – Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës dhe avansimit politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Sot, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, priti në takim një delegacion të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, Besart Dreshaj së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Gjatë këtij takimi, për herë të parë në historinë e saj, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ndau një çmim mirënjohjeje për një politikan, z. Ali Ahmeti , duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj si dhe në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare.

Në fjalën e tij gjatë pranimit të çmimit, Kryetari Ahmeti falënderoi për nderimin dhe theksoi se ky vlerësim i përket të gjithë atyre që kanë kontribuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shqiptarëve në rajon si garanci për paqe, zhvillim dhe integrim euroatlantik si dhe ruajtjen e marëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ahmeti shprehu besimin se Kosova së shpejti do të reflektojë vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve, duke formuar institucione që do të jenë të përkushtuara ndaj progresit dhe avansimit të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Në fokus ishin edhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe statusit juridik të shqiptarëve të vendosur në marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti paralajmëroi për rrezikun e politikave anakronike që synojnë margjinalizimin e shqiptarëve dhe instalimin e një vazaliteti institucional, duke theksuar se bashkimi dhe qëndresa janë çelësi për mbrojtjen e të arriturave historike.

Delegacioni nga Kosova dhe përfaqësuesit e BDI-së u pajtuan për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve, në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe të konsoliduar për shqiptarët në rajon.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në prag të zgjedhjeve lokale, Arsovska doli nga zyra edhe atë në rolin e “inspektores”
Next Article Presidentja propozon Trajko Slavevskin për Guvernator të Bankës Popullore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?