By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liga e Maqedonisë: Duel vendimtar në Gostivar, sfida me peshë në Shkup, Ohër e Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Liga e Maqedonisë: Duel vendimtar në Gostivar, sfida me peshë në Shkup, Ohër e Strugë
Sport

Liga e Maqedonisë: Duel vendimtar në Gostivar, sfida me peshë në Shkup, Ohër e Strugë

admin
Last updated: 18/04/2025 10:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut po futet në fazën më të nxehtë të sezonit. Java e 28-të, që zhvillohet të shtunën më 19 prill nga ora 16:00, premton emocione dhe duele me shumë peshë në të gjitha segmentet e tabelës, njofton Telegrafi.

Në Gostivar, skuadra kryesuese e kampionatit, Shkëndija, do të kërkojë të mbajë hapin drejt titullit kampion, kur të përballet me Besën që është në luftë për mbijetesë. Për kuqezinjtë e Tetovës, kjo është një ndeshje ku nuk lejohet asnjë gabim, sidomos duke parë se Sileksi po e ndjek nga afër me vetëm katër pikë më pak. Nga ana tjetër, Besa është e etur për pikë për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në elitë – çka e bën këtë duel jo vetëm të rëndësishëm, por edhe të paparashikueshëm.

Në stadiumin e Çairit, Shkupi, përballet me Sileksin, skuadrën që është kthyer në ndjekësin më të rrezikshëm të Shkëndijës. Sileksi do të synojë tri pikë të reja për të mbajtur presionin në garën për titull, por Shkupi, në anën tjetër, do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive për të ruajtur pozitat në mesin e tabelës.

Në një tjetër duel me nuanca evropiane, Struga Trim & Lum do të presë Gostivarin në një përballje direkte për një vend që siguron pjesëmarrje në Evropë. Struga rikthehet në shtëpi pas një fitoreje minimale, ndërsa Gostivari udhëton i motivuar pas suksesit ndaj Shkupit. Vetëm dy pikë i ndajnë këto skuadra, ndaj kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për objektivat e tyre sezonale.

Në Ohër, një tjetër ndeshje me peshë të madhe – këtë herë në zonën e ftohtë të tabelës. Voska Sport ndodhet në një situatë të brishtë dhe ka nevojë urgjente për pikë, ndërsa në anën tjetër Vardari po lufton të mbetet larg rrezikut. Ky duel pritet të jetë i zjarrtë dhe me tension të lartë, pasi një gabim në këtë fazë të sezonit mund të kushtojë shumë.

Në duelet tjera të javës së 28-të, Rabotniçki do të përballet me Pelisterin, ndërsa Tikveshi pret në shtëpi AP Brerën – dy ndeshje me ndikim të drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë.

Java e 28-të: Besa – Shkëndija, Struga – Gostivari, Shkupi – Sileksi, Voska Sport – Vardari, Rabotniçki – Pelisteri dhe Tikveshi – AP Brera.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Messi thyen heshtjen për Lamine Yamal: Ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë
Next Article Forca të shumta policore në Haraçinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?