By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Punonjëset sociale e transformojnë jetën e grave dhe i ndihmojnë ato të arrijnë pavarësinë ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Punonjëset sociale e transformojnë jetën e grave dhe i ndihmojnë ato të arrijnë pavarësinë ekonomike
Maqedoni

Limani: Punonjëset sociale e transformojnë jetën e grave dhe i ndihmojnë ato të arrijnë pavarësinë ekonomike

admin
Last updated: 07/03/2025 15:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve, në partneritet me UN Women Maqedoni e Veriut, organizoi panel diskutimi me titull “Fuqia transformuese e punonjëseve sociale” me rastin e shënimit të “8 Marsit” – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ngjarja, e cila u zhvillua në Qendrën e Ndërmarrjeve Sociale të Ministrisë, mblodhi së bashku politikëbërës, punonjës socialë dhe përfaqësues nga komuniteti akademik për të diskutuar mbi rolin jetik të punonjësve socialë në adresimin e nevojave të grupeve më të cenueshme dhe promovimin e përfshirjes sociale.

“Punonjësit social, përfshirë edhe gratë, luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore. Ato punojnë në mënyrë aktive për të eliminuar dhunën ndaj grave, për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar qasje në burime dhe mbështetje për gratë që janë në një pozitë të papërshtatshme. Në fund, dua t’u drejtohem të gjitha punonjëseve sociale: Puna juaj, edhe pse shpesh e padukshme, lë një gjurmë të pashlyeshme shprese dhe dashurie në zemrat e atyre që ju u ndihmoni. Vazhdoni të jeni dritë për ata që kanë humbur shpresën. Kujdesi juaj është diçka që e bën botën një vend më të mirë për të gjithë”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

“Një grua e fuqizuar ekonomikisht do të thotë një familje ekonomikisht më e fortë dhe një shoqëri ekonomikisht më e qëndrueshme. Fuqizimi i grave për t’u çliruar nga çdo formë dhune ndaj tyre, si dhe fuqizimi i tyre ekonomik, është jo vetëm i drejtë, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më elastike. Ky dialog, në muajin e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është vazhdimësi e përkushtimit tonë për të mbështetur prioritetet nacionale dhe përpjekjet për ndryshime kuptimplote dhe pozitive për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha Vesna Ivanoviq-Kastared, shefe e Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut.

Punonjëset sociale janë shtylla e sistemeve të mbrojtjes sociale, duke ofruar shërbime thelbësore për ata që kanë më shumë nevojë për to, gratë që duan të çlirohen nga dhuna, të rindërtojnë jetën e tyre dhe të fitojnë pavarësinë ekonomike. Ky panel diskutimi i theksoi sfidat me të cilat përballen çdo ditë, duke përfshirë burimet e kufizuara, numrin e madh të çështjeve dhe investimin emocional. Po ashtu, eksploroi mënyra për të forcuar mbështetjen për punonjësit socialë, duke u siguruar që ata të kenë mjetet dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar në mënyrë efektive komunitetet në krizë.

Për më tepër, nga data 7 deri më 9 mars 2025, në Qendrën Tregtare East Gate Mall (kati i dytë) po mbahet “Panairi për ndikimin social dhe fuqizimin ekonomik të grave” për të mbështetur bizneset me përgjegjësi shoqërore, gratë me punime artizanale dhe sipërmarrëse, si dhe për të inkurajuar përfshirjen e tyre të qëndrueshme ekonomike.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPJ-ja i mohon informacionet e parashtruara në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së lidhur me ndërtimin e kulmit mbi ndërtesën e Ministrisë
Next Article Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë, pesë prokurori pa kandidatë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?