By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt
Maqedoni

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt

admin
Last updated: 15/05/2025 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Me rastin e 15 majit, Ditës ndërkombëtare të familjes, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj riafirmuan marrëdhëniet miqësore dhe përkushtimin e përbashkët për përparimin e familjes si vlerë themelore dhe shtyllë e shoqërisë.

“Familja paraqet burim stabiliteti, dashurie dhe solidariteti, prandaj bashkëpunimi ynë fokusohet në krijimin e politikave që do të mbështesin forcimin e saj – përmes shërbimeve sociale, mbështetjes për brezat e rinj dhe zhvillimit të masave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, tha Limani.

Si institucion, shton ai, detyra jonë themelore është të sigurojmë mbështetje për të gjitha format e familjeve dhe të plotësojmë nevojat e tyre të ndryshme.

Në këtë drejtim, Ministria po zbaton një sërë iniciativash të rëndësishme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetjes së familjeve, ndër të cilat: Zbatimi i Garancisë Evropiane për Fëmijët, me theks në qasjen e barabartë në shërbimet themelore për fëmijët më të rrezikuar, Promovimi i prindërimit pozitiv, përmes trajnimeve, resurseve dhe mbështetjes për prindërit, Zhvillimi i sistemit për ndërhyrje të hershme drejtuar drejt identifikimit dhe mbështetjes në kohë të fëmijëve me vështirësi në zhvillim, Hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve (2025–2029), si dokument strategjik për përparimin e të drejtave të fëmijëve, Ndryshime ligjore për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve, përfshirë krijimin e një organi të specializuar për monitorimin e të drejtave të tyre, Përmirësimi i sistemit të kujdesit alternativ, me hapjen e qendrave të reja për mbështetjen e familjeve kujdestare, Hartimi i një Kodi të ri Civil, me të cilin do të avancohen marrëdhëniet familjare dhe do t’u afrohemi standardeve evropiane juridike.

“Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës; ku familjet janë të mbështetura, dhe të rinjtë të inkurajuar ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me shpresë dhe vetëbesim. Besojmë se përmes bashkëpunimit strategjik, shkëmbimit të njohurive dhe përkushtimit të përbashkët, mund të krijojmë një komunitet gjithëpërfshirës, të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë. Dita e sotme e Familjes është një rikujtim se pikërisht në familje mbështeten vlerat që e shtyjnë përpara një shoqëri. Le të investojmë në ato vlera – me zemër, me vizion dhe me hapa të përbashkët”, ka thënë Limani.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A po bën sa duhet Maqedonia e Veriut për arsimim të mirëfilltë!
Next Article Mucunski në Antali: Nënvizohet kontributi i shtetit si aleat stabil dhe konstruktiv të NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?