By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski në Antali: Nënvizohet kontributi i shtetit si aleat stabil dhe konstruktiv të NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski në Antali: Nënvizohet kontributi i shtetit si aleat stabil dhe konstruktiv të NATO-s
Maqedoni

Mucunski në Antali: Nënvizohet kontributi i shtetit si aleat stabil dhe konstruktiv të NATO-s

admin
Last updated: 15/05/2025 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot në Antali, Turqi, mori pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

Takimi, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u mbajt në prag të Samitit të NATO-s në Hagë dhe ka paraqitur aspekt të rëndësishëm nga procesi konsultativ mes aleatëve për definimin e elemneteve kyçe dhe prioriteteve lidhur me çështjet që do të jenë në rend të ditës në samitin në qershor këtë vit.

“Në kuadër të diskutimit, ministrat i theksuan qëndrimet e tyre për prioritetet, nëpër të cilat vendet anëtare të NATO-s duhet të ndërtojnë pozita të përbashkëta: përforcimi i kapaciteteve për përgjigje dhe mbrojtje, rritjen e investimeve në mbrojtje, vazhdimin e përkrahjes për Ukrainën dhe përforcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe organizatat e Aleancës”, thuhet në kumtesë.

Ministri Mucunski i ka transmetuar qëndrimet prioritare të vendit tonë, duke e theksuar rëndësinë nga përforcimi i solidaritetit, unitetit dhe veprimit të kooridnuar në ballafaqimin me kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta. Ai e ka nënvizuar kontributin e shtetit si aleat stabil dhe kontsruktiv, i cili investon përpjekje të kontinuara për modernizimin e kapaciteteve personale dhe kontribuon drejt sigurisë rajonale dhe kolektive.

Në këtë drejtim, ministri shprehu interesin për adresimin e rëndësisë së Ballkanit Perëndimor në Samitin e Hagës, si një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe BE-në, duke theksuar se rajoni duhet të mbetet lart në agjendën e dy organizatave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e prosperitetit të mëtejshëm, si pjesë të strukturave evropiane dhe euroatlantike.

Takimi joformal, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është pjesë e përgatitjeve për samitin e liderëve të Aleancës, ku do të definohen hapat e ardhshëm kyçë për përforcimin e NATO-s si përgjigje të sfidave të përbashkëta të sigurisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limani: Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt
Next Article Në Çair fillon realizimi i mega-projektit në vlerë prej afro 1.5 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?