By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Linja e parë e “Trenit të Qytetit” deri në fund të vitit, tenderi për 120 autobusë elektrikë në fazën përfundimtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Linja e parë e “Trenit të Qytetit” deri në fund të vitit, tenderi për 120 autobusë elektrikë në fazën përfundimtare
Maqedoni

Linja e parë e “Trenit të Qytetit” deri në fund të vitit, tenderi për 120 autobusë elektrikë në fazën përfundimtare

admin
Last updated: 07/05/2025 21:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pret që linja e parë e “Trenit të Qytetit” Zelenikovë – Draçevë- Kisella Voda – Aerodrom – Qendër (Stacioni i ri hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të këtij viti. Bëhet fjalë, siç tha ai sonte, për një investim të madh prej rreth pesëdhjetë milionë euro për të tre linjat e planifikuara të qytetit.

“Dje, në një seancë qeveritare, shqyrtuam zbatimin e projektit “treni i qytetit”. Studimi i fizibilitetit për të gjithë unazën është përfunduar. Nevojiten rreth 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre mjeteve tashmë është siguruar në Buxhetin e këtij viti dhe NP Infrastruktura hekurudha për maksimum një muaj do të shpallë tender për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës që do të përdoret – linja nga Zelenikova përmes vendbanimit Draçevë përcakton kufirin midis vendbanimeve Aerodrom dhe Kisella Voda dhe përfundon në Stacionin e ri hekurudhor. Presim që linjat e para të trenit të qytetit të jenë gati deri në fund të vitit dhe të jenë funksionale para Vitit të Ri në linjën Zelenikovë – Draçevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër, por paralelisht do të zhvillojmë edhe dy unazat e tjera, informoi Nikolloski.

Me kërkesë të Qytetit të Shkupit dhe komunave të tjera, shtoi Nikolloski, në fazën finale është edhe përgatitja e një tenderi për furnizimin e autobusëve të rinj elektrikë ekologjikë, gjithsej 120, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin.

“Kur kombinoni trenin e qytetit dhe autobusët e rinj modernë, transporti publik do të jetë në një nivel shumë më të mirë se sa është tani dhe pres që rezultatet të shihen deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Nikolloski.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Vrasja është porositur nga Dubai”, detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë
Next Article Pasholli: Taravari na tha se “Ia vlen” nuk vlen aq shumë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?