Liverpooli ka shtuar përpjekjet për të siguruar të ardhmen e mbrojtësit Ibrahima Konate, duke i ofruar një kontratë të përmirësuar, raporton mediumi francez Foot Mercato.
Konate, 26 vjeç, është një prej shtyllave të mbrojtjes së “The Reds”, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2026.
Pavarësisht se ka edhe një vit në kontratë, klubi dëshiron ta blindojë lojtarin për të shmangur interesimin nga klubet e mëdha evropiane.
Real Madridi është ndër klubet që kanë shprehur interes serioz për francezin, duke e konsideruar si përforcim të rëndësishëm për repartin defensivë.

Megjithatë, madrilenët nuk janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë eurot që kërkon Liverpooli, duke ofruar vetëm 20-25 milionë euro.
Në këtë situatë, Liverpooli ka reaguar duke paraqitur një ofertë të re kontrate, që përfshin përmirësim të ndjeshëm të kushteve financiare.
Qëllimi i klubit është i qartë, ta mbajë Konaten në “Anfield” dhe të sigurojë shërbimet e tij për të ardhmen afatgjatë.
