By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liverpooli nis negociatat me Atletico Madridin për yllin e skuadrës që ka klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Liverpooli nis negociatat me Atletico Madridin për yllin e skuadrës që ka klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove
Sport

Liverpooli nis negociatat me Atletico Madridin për yllin e skuadrës që ka klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove

admin
Last updated: 16/11/2026 12:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Liverpooli ka nisur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Pablo Barrios, i cili është shndërruar në një prej objektivave të klubit anglez për përforcimin e repartit të mesfushës.

“The Reds” po shqyrtojnë mundësitë për të përforcuar skuadrën, pas një fillimi jo të qëndrueshëm të sezonit nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, i cili mori drejtimin pas largimit të Arne Slotit.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e katërt në Ligën Premier, me 18 pikë pas 10 ndeshjeve të para, nëntë më pak se lideri Arsenal. Skuadra ka regjistruar dy humbje dhe tri barazime, duke bërë që drejtuesit të mendojnë për përforcime të reja.

Pas largimeve të Mohamed Salah, Andy Robertson dhe Ibrahima Konate, klubi anglez po planifikon fazën e radhës të rindërtimit të skuadrës, me mesfushën që është një prej reparteve ku synohet ndërhyrja.

Sipas “ITK Space”, Liverpooli ka zhvilluar bisedime me agjencinë CAA Stellar rreth mundësisë së transferimit të Pablo Barrios nga Atletico Madridi.

Mesfushori 23-vjeçar i Kombëtares së Spanjës është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e Diego Simeones. Ai ka regjistruar 153 paraqitje me klubin madrilen, duke realizuar tetë gola dhe 11 asistime.

Raportohet se marrëdhënia ekzistuese e Liverpoolit me agjencinë CAA Stellar, e cila përfaqëson edhe Lewis Koumas, mund të lehtësojë kontaktet e mëtejshme. Emri i Barrios thuhet se është diskutuar së fundmi mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të tij.

Megjithatë, Atletico Madridi ndodhet në një pozitë të favorshme negociuese, pasi futbollisti ka kontratë deri në qershor të vitit 2030. Ndërkohë, marrëveshja përmban edhe një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Në garë për shërbimet e mesfushorit është edhe Manchester Unitedi, i cili raportohet se tashmë ka bërë një kërkesë për informacion rreth mundësisë së transferimit të tij në vitin 2027.

You Might Also Like

Ylli i madh i Man Utd në radarët e Barcelonës dhe Atletico Madridit

Messi distancohet nga drejtuesit e futbollit argjentinas për të mbrojtur imazhin e tij

KM LIRIA kualifikohet për medaljen e bronztë në France Pro League 2026

Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun

Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kraki i del kundër Kurtit për energjinë: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa të, dy herë dështim
Next Article Rizvanolli e quan skandaloze interpretimin e këngës nacionaliste në Bruksel
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?