By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rizvanolli e quan skandaloze interpretimin e këngës nacionaliste në Bruksel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rizvanolli e quan skandaloze interpretimin e këngës nacionaliste në Bruksel
Kosovë

Rizvanolli e quan skandaloze interpretimin e këngës nacionaliste në Bruksel

admin
Last updated: 16/11/2026 12:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka cilësuar si skandaloze dhe tronditëse interpretimin e këngës nacionaliste në një koncert të mbajtur para Forumit të Rritjes në Bruksel. Duke folur për këtë incident, Rizvanolli ka thënë se ngjarja është tronditëse jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë ata në rajon që janë prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se pavarësisht kërkimfaljes së komisioneres evropiane, Marta Kos për këtë çështje duhet të ketë një hetim të plotë, në mënyrë që të kuptohet se si dhe pse ka ndodhur.

“Do ta quaja skandaloze atë çfarë ka ndodhur dhe tronditëse për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët, për të gjithë ata në rajon që janë prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë. Për këtë çështje kanë reaguar, siç e keni parë, ambasadori në Bruksel, zoti Agron Bajrami, si dhe kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj. Ne e kemi parë këtë kërkim falje, megjithatë po presim që për këtë çështje të ketë një hetim deri në fund, për të parë se si dhe pse ka ardhur deri këtu. E çmojmë reagimin e komisioneres dhe kërkimfaljen e komisioneres Kos. Megjithatë, konsiderojmë që duhet të shihet, duhet të hetohet se si ka ardhur deri te kjo”, tha Rizvanolli.

Ministrja është pyetur edhe për masat që po ndërmerr Qeveria për të parandaluar rritjen e kostos së furnizimit me energji elektrike, duke thënë se institucionet janë duke përcjellë situatën dhe janë në komunikim me akterët relevantë.

Ajo ka theksuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar rritjen e kostove dhe, në rast se kjo nuk arrihet, për të mbrojtur qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe jo vetëm tani, por përgjatë muajve të fundit kemi përcjellë situatën dhe kemi qenë në komunikim me të gjithë akterët relevantë. Po bëjmë përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten dhe këto i kemi bërë në mënyra të ndryshme, e po e bëjmë edhe me vendimet e sotme dhe me ato në vijim. Do të marrim të gjitha masat që, në njërën anë, kostot të mos rriten dhe, në anën tjetër, nëse kostot vazhdojnë të rriten, t’i mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje me çdo krizë në të kaluarën, pandeminë, krizën energjetike dhe inflacionin e shkaktuar nga luftërat dhe zhvillimet gjeopolitike në vendet e tjera, do të jemi në krye të detyrës dhe do të përballemi së bashku edhe me këtë krizë”, ka potencuar Rizvanolli.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liverpooli nis negociatat me Atletico Madridin për yllin e skuadrës që ka klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove
Next Article BE-ja përgatit qëndrimin për negociatat me Rusinë, “Coreper” pritet të udhëzojë përfaqësuesit evropianë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?