By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ljutkov: Në shtatë-tetë vitet e mëparshme, një pjesë e madhe e projekteve u shpërndanë “nga mëngët”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ljutkov: Në shtatë-tetë vitet e mëparshme, një pjesë e madhe e projekteve u shpërndanë “nga mëngët”
Maqedoni

Ljutkov: Në shtatë-tetë vitet e mëparshme, një pjesë e madhe e projekteve u shpërndanë “nga mëngët”

admin
Last updated: 18/10/2024 21:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të bëjë regjistrimin e librave të shtypur nga projektet botuese deri në vitin 2017 dhe të të gjitha suvenireve të prodhuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014” që ruhen në bodrume dhe depo. Raporti do të prezantohet në një seancë të Qeverisë për të vendosur se ku do të shpërndahen.

Ministri Zoran Ljutkov, i ftuar në Ditarin e TV Sitel, tha se shpërndarja e tyre është ndërprerë në vitin 2017, kur LSDM-ja e mori pushtetin dhe se do të bëjë përpjekje që ato libra të dalin në dritë.

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në një raport për vitin 2023 që e publikoi tre ditë më parë, theksoi se pa regjistrim dhe shpërndarje janë qindra mijëra ekzemplarë me origjinë nga 17 projekte kapitale për shtypjen e librave të realizuara në periudhën 2009-2019.

Ljutkov u njoftua se një milion e gjysmë libra nga këto projekte gjenden në depot në BNU “Shën. Kliment i Ohrit”, dhe në Muzeun e Maqedonisë tha janë të ruajtura qindra mijëra suvenire nga projekti “Shkupi 2014”.

ESHR në raportin e publikuar për punën e Ministrisë së Kulturës në vitin 2023 theksoi edhe se 318 milionë denarë janë paguar për projekte kulturore, pa kritere të definuara qartë për shpërndarje.

“Tingëllon e tmerrshme, ndoshta kështu do të jetë raporti edhe në mesin e vitit 2024, sepse kemi pasur të njëjtat kritika për konkursin që është shpallur në vitin 2024. Sepse në realitet, në shtatë-tetë vitet e mëparshme nuk kemi pasur rregulla dhe kritere të përcaktuara qartë për ndarjen e projekteve nga interesi kombëtar dhe për këtë kemi reaguar që një pjesë e madhe e projekteve shpërndahen “nga mëngët”. Dhe ndoshta për këto arsye raporti është i saktë dhe specifik”, tha ministri.

Lidhur me Konkursin e ri për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2025, i cili është në vazhdim e sipër dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, ai theksoi se do të dihet saktësisht se kush mund të konkurrojë për çfarë, tha ai, ka rregulla të qarta dhe janë vendosur kriteret, pikëzimi dhe caktohen shumat maksimale. Ai po ashtu ka theksuar se 18 ditë pas shpalljes së konkursit nuk ka pasur asnjë reagim për risitë për mënyrën e financimit të projekteve.

Për të kontrolluar mjetet e dhëna, jo vetëm do të përzgjidhen projektet, por do të bëhet edhe një vlerësim i realizimit dhe punonjësit e Ministrisë, siç tha ai, do ta monitorojnë nga afër procesin. Javën e ardhshme do të shpallin edhe anëtarët e komisioneve që do të miratojnë projektet dhe do t’i monitorojnë më tej.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Letra RRËQETHËSE e grave me kancer përpara deputetëve: Mungojnë ilaçet…
Next Article Lëvizje e paralajmëruar? Koreja e Veriut dërgon trupa për të luftuar me Rusinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?