Nuk ka më dilema. Jules Kounde do të qëndrojë te Barcelona. Mbrojtësi francez ka bërë me dije se shumë shpejt do të rinovojë kontratën, e cila do e mbajë të lidhur me këtë ekip deri në vitin 2030.
“Gjithçka është gati që unë të rinovoj kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030. Firma do të vijë kur të rikthehemi në Barcelonë. Ndodhi shpejt”, tha Kounde. Kounde ka luajtur 3 sezone te Barcelona.