By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM e VMRO-DPMNE tash përplasen për krye-prokurorin Savevski e prokurorin Abazi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM e VMRO-DPMNE tash përplasen për krye-prokurorin Savevski e prokurorin Abazi
Maqedoni

LSDM e VMRO-DPMNE tash përplasen për krye-prokurorin Savevski e prokurorin Abazi

admin
Last updated: 14/05/2026 15:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 Maj, Zhurnal.mk – Akuzat e kundër-akuzat ndërmjet dy partive kundërshtare maqedonase tash shtohen edhe për çështjen e gjendjesë ne sistemin gjyqësor, përkatësisht për punën e prokurorëve, shkruan Zhurnal.mk.

LSDM sot bëri thirrje publike për dorëheqje të krye-prokurorit të sapo punësuar nga parlamenti e të propozuar nga qeveria, Nenad Savevski, ndërsa VMRO-DPMNE sot kërkoi dorëheqjen e prokurorit Islam Abazi.
Kërkesa e partisë opozitare ndaj Savevskit bëhet pasi që Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se e ka thirrur atë përmes telefonit për të biseduar për ndaljen e hetimit nga ana e prokurorit Islam Abazi lidhur me rastin e prokurimit të naftës në TC Negotinë e cila thuhet se kapë vlerën prej 167 milionë euro.

Bisedën e Mickoskit me Savevskin, LSDM-ja e trajton si ndërhyrje direkt e kryeministrit në punën e prokurorisë dhe e quan atë “skandal”.
“Prokurori Nenad Savevski duhet të japë dorëheqjen pas këtij skandali. Për shkak të dyshimeve në lidhje me pavarësinë e prokurorisë, LSDM nuk votoi për të. Ne e thamë këtë publikisht në atë kohë. Tani të gjithë e shohin se kishim të drejtë,” tha LSDM sot.

Sipas partisë opozitare ”çdo gjë që lidhet me Mickoskin nuk është e pavarur.”
“Kushdo që është fajtor duhet të mbajë përgjegjësi. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Por një kryeministër nuk mund të ndërhyjë në punën e një prokurorie dhe t’i caktojë detyra asaj nëpërmjet telefonit,” tha LSDM.

VMRO-DPMNE sot përsëri e akuzoi prokurorin Abazi, se “në emër të SDS-së dhe BDI-së, e mbylli çështjen për krimin me vlerë 167 milionë euro me qëllim që të shpëtonte stafin e tyre nga përgjegjësia penale.”
Sipas partisë në pushtet Drejtësia në Maqedoni është “vënë përsëri në shërbim të SDS-së dhe BDI-së.”

“Ky nuk është një vendim i rastësishëm, por provë e ndikimit të madh që Venko Filipçe, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ende kanë mbi individët në prokurori dhe gjyqësor. Islam Abazi gënjen kur pretendon se nuk ka ushtruar asnjë ndikim mbi asnjë prokuror për të marrë një vendim të tillë për të ndaluar ndjekjen penale të këtij krimi të dyshuar prej 167 milionë eurosh. Sepse, si drejtues i Zyrës së Prokurorit Publik të Departamentit të Hetimit Penal, ai është i autorizuar të marrë një informim nga prokurori vartës një herë në javë për raste të tilla të mëdha, dhe gjithashtu është i autorizuar nëse një prokuror më i ulët vendos se nuk dëshiron, ose beson se nuk ka bazë që një rast i tillë të ndiqet penalisht, të vendosë të vazhdojë ndjekjen penale të çështjes, ose ta transferojë atë në juridiksionin e një prokurori tjetër,” tha VMRO-DPMNE në një komunikatë.
“Në vend që të jetë prokuror që do të ndjekë penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, Islam Abazi ka marrë rolin e gjyqtarit dhe ka rënë dakord ta mbyllë çështjen prej 167 milionë eurosh para se ajo të shkojë në gjykatë,” tha ajo më tutje dhe kërkoi dorëheqjen e Abazit.

“VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga zbatimi konsistent i drejtësisë dhe ligji që vlen njësoj për të gjithë, prandaj i bëjmë thirrje Islam Abazit të japë dorëheqjen, në mënyrë që sistemi të çlirohet nga ata si ai, të cilët në vend të drejtësisë sjellin padrejtësi dhe e çmontojnë sistemin gjyqësor,” tha partia e Micsoskit. / Zhurnal.mk

You Might Also Like

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë

Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend

Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të tregojë se ka përparim, ka përshpejtim të reformave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagon Haxhiu pas sulmit fizik në Skenderaj: Ftoj organet e rendit që të veprojnë menjëherë
Next Article E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?