By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM me amendamente kërkon 2.500 denarë më shumë në muaj për shujtën studentore dhe bursa prej 8.000 denarësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM me amendamente kërkon 2.500 denarë më shumë në muaj për shujtën studentore dhe bursa prej 8.000 denarësh
Maqedoni

LSDM me amendamente kërkon 2.500 denarë më shumë në muaj për shujtën studentore dhe bursa prej 8.000 denarësh

admin
Last updated: 28/11/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – LSDM dhe koalicioni, përmes amendamenteve në Propozim-buxhetin për vitin 2027, kërkojnë pagë minimale më të lartë prej 600 eurosh, më shumë mjete për qytetarët dhe për të rinjtë. Ata propozojnë që shujta studentore të rritet për 2.500 denarë në muaj, ndërsa bursat studentore nga 6.050 të rriten në 8.000 denarë.

Propozimet i paraqiti deputeti dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në një konferencë për media me rastin e fillimit të debatit për amendamentet.

“Në arsimin kemi kërkuar mjete për rritjen e shujtës studentore për 2.500 denarë në muaj, rritjen e bursave nga 6.050 në 8.000 denarë, mbështetje financiare për studentët, për qendrat rajonale të arsimit profesional dhe për dhunën mes bashkëmoshatarëve në shkolla”, tha Spasovski.

Ai theksoi se me amendamentet kërkohen edhe mjete për mirëmbajtjen e rregullt të shkollave fillore dhe të mesme për shkak të mungesës së fondeve në bllok-dotacionet.

“Në fakt, ajo që ndodhi në periudhën e kaluar, ndërprerja e energjisë elektrike në fakultete, në Rektorat dhe në disa prej shkollave, nuk guxojmë ta lejojmë si shtet”, theksoi Spasovski.

LSDM dhe koalicioni kanë dorëzuar gjithsej 225 amendamente, prej të cilave 64 janë të përgjithshme, ndërsa 161 kanë të bëjnë me projekte për komunat.

Spasovski bëri thirrje për debat të argumentuar në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe kërkoi nga shumica parlamentare t’i mbështesë propozimet që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

“Po ashtu, e ftoj shumicën parlamentare të jetë në lartësinë e përgjegjësisë së vet dhe ajo që është e mirë për qytetarët të mbështetet”, tha Spasovski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro
Next Article Rritet numri i të prekurve nga gripi javën e fundit në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?