By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Mësimdhënësit nuk do të marrin rritjen e premtuar të pagave për 12% në shtator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Mësimdhënësit nuk do të marrin rritjen e premtuar të pagave për 12% në shtator
Maqedoni

LSDM: Mësimdhënësit nuk do të marrin rritjen e premtuar të pagave për 12% në shtator

admin
Last updated: 28/08/2024 11:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht –  Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i OBRM-PDUKM-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.

“OBRM-PDUKM e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, OBRM-PDUKM i sheh të gjithë punëtorët si fuqi punëtore të lirë. Qeveria e LSDM-së i rriti pagat gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike”.

“Me LSDM-në, çdo vit, në shtator, mësimdhënësit e nisnin vitin e ri shkollor me pagë më të lartë. Në shtator 2019 dhe 2020 ata morën një rritje prej 5 për qind secili, në shtator 2021, 10 për qind. Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM dy herë i ngriti pagat e të arsimuarve në 15 për qind. LSDM ka rritur pagat në arsim për mbi 55 për qind”.
“LSDM edhe sot është në anën e mësimdhënësve. Kërkojmë që Qeveria e Mickoskit ta përmbushë premtimin dhe t’u rriten pagat. Ka para! Është çështje e përcaktimit të prioriteteve ku do të investohen ato para. Mësuesit meritojnë paga më të larta dhe është obligim i Mickoskit dhe qeverisë së tij që ta realizojnë atë rritje”, thonë nga LSDM.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria i kërkon autorizim presidentes Osmani për marrëveshjen me Suedinë për çështjet penale
Next Article “Tirana Diplo 2024”: Diplomacia ekonomike për shkëmbimin e modeleve të suksesshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?