By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Luajti për kombëtaren gjermane dhe fitoi Evropianin për U-21, tani pranon ftesën të luajë për Sirinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Luajti për kombëtaren gjermane dhe fitoi Evropianin për U-21, tani pranon ftesën të luajë për Sirinë
Sport

Luajti për kombëtaren gjermane dhe fitoi Evropianin për U-21, tani pranon ftesën të luajë për Sirinë

admin
Last updated: 16/03/2024 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe shumë klubeve të mëdha, Mahmoud Dahoud, u emërua në skuadrën prej 24 lojtarësh të Sirisë, pasi vendosi të binte dakord për kushtet me ekipin kombëtar arab.

28-vjeçari me origjinë siriane është thirrur për të luajtur për vendin e tij në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Myanmarit, të cilat do të luhen më 21 dhe 26 mars.

“Mahmoud Dahoud pritet të jetë i pranishëm për ndeshjen e dytë kundër Myanmarit në Dammam dhe për shkak të rrethanave të veçanta familjare ai do të humbasë ndeshjen e parë”, thuhet në një deklaratë të Federatës Siriane të Futbollit.

Ka fituar kampionatin evropian U-21 me Gjermaninë

Dahoud përfaqësoi Gjermaninë në rininë e tij dhe fitoi Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2017, dhe ka dy ndeshje për kombëtaren A të Gjermanisë.

Ai luajti për Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund përpara se të bashkohej me Stuttgartin nga Brightoni.

“Gjermania është shtëpia ime, kalova gjithë jetën time këtu dhe isha krenar që luaja për Gjermaninë. Siria është vendi i origjinës së familjes sime dhe vendi im i lindjes”, ka thënë fillimisht Dahoud në një intervistë për Sky Germany.

“Mësova herët nga familja ime sa të privilegjuar jemi që jetojmë në Gjermani dhe në të njëjtën kohë sa e rëndësishme është t’u sjellësh gëzim popullit të Sirisë”, përfundoi mesfushori.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ajo nuk ka vdekur”, ish-kujdestari i familjes mbretërore tregon se ku është Kate Middleton
Next Article Receta që zhduk qeskat nën sy dhe rrudhat për katër ditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?