By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lumë turistësh në Gjirokastër, rreth 120 mijë pushues vizituan qytetin e UNESCO-s në 6 muaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lumë turistësh në Gjirokastër, rreth 120 mijë pushues vizituan qytetin e UNESCO-s në 6 muaj
Maqedoni

Lumë turistësh në Gjirokastër, rreth 120 mijë pushues vizituan qytetin e UNESCO-s në 6 muaj

admin
Last updated: 03/08/2025 18:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjirokastra çdo fundjavë shndërrohet në qytetin më të vizituar në jug të vendit. Volumi i turistëve të huaj po njeh rekorde të reja. Më së shumti janë ofertat që kanë gjeneruar përmes rrjeteve sociale nga kompani të ndryshme turistike, ato që mbledhin turistë të shumtë kryesisht perëndimorë në qytetin e gurtë.

Çdo fundjavë, Gjirokastra shndërrohet në kryeqytetin jugor të turizmit.

Koncertet dhe aktivitetet kulturore me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj greke, tërheqin mijëra vizitorë.

Rrjetet sociale dhe ofertat e agjencive turistike e kanë kthyer qytetin e gurtë në një magnet për perëndimorët, kryesisht holandezë, por dhe britanikë, irlandezë e francezë.

“Vij për herë të parë në Shqipëri. Po kalojmë kohë shumë të mirë këtu, njerëzit janë miqësorë, qyteti fantastik, ushqimi shumë i mirë…”,- thotë një turist britanik.

“Kur të kthehemi në Londër do t’u tregojmë miqve se Shqipëria është një vend magjik… natyra, ushqimi, mikpritja”,-  thekson pushuesja britanike.

“Shumë bukur është këtu dhe njerëzit janë miqësorë. Po bëj një tur nëpër Shqipëri”,- thotë turistja nga Holanda.

“Ky është një qytet i vjetër plot histori. Më pëlqen shumë”,-  shprehet pushuesi holandez.

 

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin korrik, Gjirokastrën e vizituan 50 mijë persona, mbi 90% prej tyre të huaj. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit, numri total i turistëve ka arritur në 120 mijë, shifër që tejkalon ndjeshëm vitin e kaluar.

Përveç kalasë madhështore, vizitorët mahniten nga shtëpitë muze të stilit osman, muzetë, por dhe natyra, si shpella e Viroit me ujëra kristal dhe luginat përreth.

Një kombinim i historisë, kulturës, natyrës dhe mikpritjes, qyteti i UNESCO-s, mbetet destinacioni më i rëndësishëm në Jug.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Speciales ishte i papërballueshëm
Next Article OVL e UÇK-së për protestën e 7 gushtit: Interesimi është i madh, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare për drejtësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?