By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Bota

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

admin
Last updated: 02/10/2026 16:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 02 tetor, argument.mk/ – Franca po kërkon një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve në botë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutoi nevojën për bashkëpunim mes vendeve, për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve, njoftoi Pallati Élysée, selia e presidencës franceze.

Sipas deklaratës, Macron theksoi se vendet e G7-ës kanë interes të përbashkët për të ndërmarrë masa të koordinuara, duke shmangur kufizimet ndaj eksporteve.

Trump deklaroi më herët se po shqyrtonte mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës, një masë që do të prekte edhe vendet evropiane.

Qëllimi i kësaj mase do të ishte rritja e sasisë së karburantit në tregun amerikan dhe ulja e çmimeve në SHBA.

Sipas presidencës franceze, po zhvillohen gjithashtu bisedime mes vendeve evropiane dhe me Kanadanë për këtë çështje.

G7-ta është grupi që përfshin disa nga vendet më të mëdha të industrializuara të botës.

Në të bëjnë pjesë Franca, SHBA-ja, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar. Këtë vit, Franca mban presidencën e G7-ës.

Sipas Élysée, Franca po bashkëpunon gjithashtu me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, për të trajtuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

Në deklaratë thuhet se udhëheqësit e vendeve të G7-ës, do të zhvillojnë një videokonferencë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të diskutojnë dhe të koordinojnë masat për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj
Next Article Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?