By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë
Shqipëri

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

admin
Last updated: 02/10/2026 16:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu së bashku me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilluan një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, ku u takuan dhe biseduan me të moshuarit që jetojnë në këtë qendër.

Spahiu u shpreh se pas çdo historie të të moshuarve qëndron një jetë me sakrifica, kujtime dhe kontribute, duke theksuar nevojën për t’u kushtuar atyre kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme.

“Kjo është një ditë që i kushtohet nënave dhe baballarëve. Pra është Dita e të Moshuarve dhe keni gjithë vëmendjen tonë. Dhe unë ju garantoj që bashkë me drejtorin, bashkë me Taulantin do të bëjmë të mundur që këtë qendër të kemi mundësi ta restaurojmë për të pasur kushte edhe më të mira për ju”, u shpreh Spahiu.

Drejtuesi i Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë bëri të ditur se aktualisht në qendër jetojnë 63 banorë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Shërbimin Social.

“Për hir të së vërtetës, ndihmesa e Shërbimit Social ka qenë në nivele shumë të kënaqshme. Për çdo nevojë të vogël dhe të madhe, ne i kemi diskutuar dhe i kemi çuar me Shërbimin Social”, tha ai.

Ministrja Spahiu theksoi se kujdesi ndaj të moshuarve është një përgjegjësi e përbashkët dhe garantoi ndërhyrjen për përmirësimin e kushteve të qendrës.

“U largova prej tyre me shumë mbresa, por edhe me një angazhim të qartë: të rikthejmë dinjitetin e banesës së tyre, përmes restaurimit dhe përmirësimit të kushteve, që kjo shtëpi të jetë më e ngrohtë, më e përshtatshme dhe më dinjitoze për ta”, tha Spahiu.

Balla vlerësoi bashkëpunimin mes strukturave të Shërbimit Social dhe qendrës së të moshuarve, duke kërkuar që restaurimi i saj të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Gjëja e mirë dhe lajmi i mirë është që këtu në këtë qendër bashkëpunimi mes Shërbimit Social që i përket qeverisë qendrore dhe qendrës që i përket qeverisjes vendore është shumë i mirë. Por tani, detyra jote e dashur Klodi, se të kam shoqe prej shumë vitesh, është që në buxhetin e vitit të ardhshëm të na planifikosh një investim në këtë qendër. Do t’i bashkojmë forcat bashkë, se ti e di që po t’i bashkojmë forcat bashkë i arrijmë, bashkë edhe me deputetin”, tha Balla.

Vizita u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, me fokus te kujdesi, vëmendja dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të moshuarve në qendrat rezidenciale.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Next Article LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?