By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Majko: Opozita po kërkon të bllokojë të drejtën e votës për qytetarët jashtë kufirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Majko: Opozita po kërkon të bllokojë të drejtën e votës për qytetarët jashtë kufirit
Shqipëri

Majko: Opozita po kërkon të bllokojë të drejtën e votës për qytetarët jashtë kufirit

admin
Last updated: 17/02/2025 15:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se kërkesa e opozitës për lejimin e votimit me pasaporta joshqiptare për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, si dhe ajo për dhënien e të drejtës Komisionit Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratim me shumicë të cilësuar të kësaj kërkese, lë hapësirë për të menduar se opozita po kërkon të bllokojë të drejtën e qytetarëve nga Shqipëria jashtë kufirit për të votuar.

“Kam shqetësim lidhur me kërkesën më të fundit të opozitës, e cila ndryshon thelbësisht rregullat e lojës në këtë moment në të cilin procesi zgjedhor është. Opozita ka propozuar një ndryshim interesant. Palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës të vlerësohen nga Komisioni Rregullator i KQZ-së. Komisioni Rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedent nëse do të lejohet që shtetasit tanë jashtë vendit të votojnë me pasaportë të huaj, me votim me katër vota, pra votim i cilësuar. Mua “më mban një erë” që nuk dua t’i vë emër”, deklaroi Majko.

Sepse, vijoi ai, nëse i lihet Komisionit Rregullator të vendosë për një fakt, i cili ndryshon thelbësisht rregullat e lojës, kjo do të jetë një arsye që votimi për shtetasit që banojnë jashtë vendit të bllokohet.

Sipas tij, do të ishte e papërgjegjshme që ky vendim të trokasë në dyert e Komisionit Rregullator.

“Përshëndes vendimin e Komisionit Rregullator që ka miratuar edhe fletën e votimit. Pyetja ime publike është se çfarë do të ndodhë me shpenzimet e realizuara nga KQZ, nëse ky Komision nuk do të ketë votat e nevojshme për të miratuar të drejtën e votës për shtetasit jashtë vendit. Kam përshtypjen se konsensusi i opozitës për t’ia kaluar çështjen Komisionit krijon një precedent të rrezikshëm. Sot që flasim mbi 100 mijë persona kanë aplikuar për të votuar nga jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 12 majit. Po tejkalojmë një krizë nga një sallë me 140 veta në një grup njerëzish me pesë persona. Shpresoj që Komisioni Rregullator të mos jetë në nivelin që të marrë aktin e aventurës dhe të bllokojë të drejtën e mbi 100 mijë vetëve që kanë shprehur interes për të votuar”, tha Majko.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit nuk pranoi të debatojë për zbatimin e Rregullores për ligjin e mbrojtësve
Next Article Bylykbashi: Mbi 34 mijë personave u është refuzuar kërkesa, KQZ t’i ndihmojë për t’u regjistruar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?