By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastiri i Deçanit afër marrjes së një prone tjetër 2 km më larg tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Manastiri i Deçanit afër marrjes së një prone tjetër 2 km më larg tyre
Maqedoni

Manastiri i Deçanit afër marrjes së një prone tjetër 2 km më larg tyre

admin
Last updated: 14/03/2024 18:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

“Albanian Post” duke u bazuar në burime brenda Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Deçanit dhe institucioneve tjera, raporton se Manastiri i Deçanit është afër “përvetësimit të vendit të quajtur “Kulla e Qelisë”, që është plotë 2 kilometra e 100 metra larg Manastirit të Deçanit dhe praktikisht përfshin rreth 70 për qind të pjesës që është e përcaktuar si Zonë e Veçantë e Mbrojtjes me Ligjin me të njëjtin emër”.

Nëse shihni në hartën e prezantuar, pjesa e 24 hektarëve tokë është kjo në fund të zonës së rrethuar me ngjyrë të verdhë, pas emrit të manastirit, kurse nga manastiri e deri te pjesa e quajtur “Kulla e Qelisë” është zona tjetër që po e pretendon Manastiri.

E gjithë zonë e Veçantë e Mbrojtur ka hapësirë prej 839.6 hektarësh.

Sipas informatave që ka marrë Albanian Post nga brenda Ministrisë së Kulturës, te “Kulla e Qelisë” janë gjetur disa gërmadha që sipas ekspertëve dhe arkeologëve është e mundshme të përcaktohet me saktësi që bëhet fjalë për objekt të ndërtuar në mes të shekujve 4-6, por Manastiri po i pretendon si të vetat, përkundër se vetë është i ndërtuar në shekullin 14, mes viteve 1321-1330 në kohën e sundimit të Stefan Decanskit.

Po ashtu, Albanian Post merr vesh se klerikët e Manastirit kanë gjetur përkrahje për pretendimet e tyre te ndërkombëtarët.

“UNMIK-u dhe një ambasadë e huaj tashmë ka siguruar donacion për Manastirin që të fillojë riparimin në atë pjesë”, ka thënë burimi i Albanian Post brenda ministrisë.

Pretendimet e Manastirit janë përqafuar, sipas burimit, për shkak se gërmadhat e objektit të vjetër janë gjetur në brendi të zonës së mbrojtur dhe me Ligjin për këto zona thuhet se qëllimi është “të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës”.

Kosova gjithashtu ka marrë obligime të tjera ndërkombëtare në këtë drejtim, përveç ligjit, kur ka pranuar Marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Neni 7 i marrëveshjes, që shpesh Kurti i referohet si Bazike, pos tjerash saktëson se: “Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Me këtë nen Kosova ka pranuara të diskutojë në dialogun e Brukselit rreth statusit që duhet të ketë kisha ortodokse serbe në Kosovë.

Në të ardhmen do të bëhet më e qartë se çfarë është menduar me frazën “në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, për shkak se ekzistojnë disa sosh, nga ato me autonomi më të butë brenda zonave të mbrojtura e deri ato si Vatikani, apo Selia e Shenjtë që praktikisht përbën shtet të veçantë.

Sipas shumëkujt, një nga arsyet përse ndërmjetësuesit në dialog kanë insistuar në futjen e nenit që flet për statusin e kishës serbe në Kosovë ka ardhur pikërisht nga refuzimi i Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin konstatohej që sipas procesit gjyqësor Manastiri i Deçanit ka të drejtë në pretendimet e veta për shkelje ligjore gjatë procesit, rrjedhimisht do të mbetet pronar i tokave të veta përreth.

Qeveria e Kosovës publikisht akoma nuk ka folur për këto pretendimet e fundit të Manastirit të Deçanit për të patronizuar edhe gërmadhat e objektit te “Kulla e Qelisë”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aeroplanët kinezë “C919” dhe “ARJ21” kryejnë turneun demonstrues të fluturimit në pesë vende të Azisë Juglindore
Next Article Arrestohen 12 persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve 

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?