By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu: Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu: Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare
Shqipëri

Manastirliu: Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare

admin
Last updated: 19/03/2025 15:11
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot gjatë një takimi të zhvilluar me pedagogë, studentë dhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha se pjesëmarrja e studentëve apo përfaqësuesve të tyre në vendimmarrjen e universiteteve është një qasje e kahershme e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Manastirliu u ndal në fjalën e saj tek ftesa për studentët në të gjithë vendin që të shprehin mendimin e tyre mbi cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve që zhvillohet nga data 21 prill -23 maj 2025.

“Për ne zëri juaj është themelor në çuarjen përpara të reformave për zhvillimin e arsimit të lartë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e universiteteve, kërkimin shkencor dhe mbështetjen studentore”, tha Manastirliu.

Ministrja e MAS theksoi se “sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm për zhvillimin e politikave për Arsimin e Lartë 2030 dhe këto sondazhe vijnë si një dokument orientues për ato ndërhyrje që nevojiten qoftë në kuadrin legjislativ, por edhe në funksion të programeve dhe investimeve për Arsimin e Lartë që duhet të ndërmerren deri në 2030”.

“Çdo piketë që ne vendosim, ka nevojë për të ndjekur një seri procesesh që kanë rëndësi në disa aspekte. Së pari, dokumenti i politikave të Arsimit të Lartë është bazuar edhe në rezultatet e sondazhit të vitit 2022 të realizuar nga ASKAL-it dhe ky është një sondazh i treti në cikël, por që ne besojmë se ky është një sondazh edhe në sajë të hapësirës që ne po i japim. Vetë përfaqësues të universiteteve edhe studentë jeni këtu për të tejçuar zërin edhe te studentëve të tjerë përmes strukturave që sot janë efektive të studentëve, sikur është Këshilli Studentor në çdo universitet, sikurse janë studentë të zgjedhur në senate, pra përfshirja e studentëve sot në organet qeverisëse të universiteteve është një realitet. Dhe kjo është bërë reale falë Autonomisë së Universiteteve, ardhur me ligjin për Arsimin e Lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu pohoi se është e rëndësishme që studentët të jenë pjesë e ASKAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë), pasi është shumë e rëndësishme që proceset akredituese të kenë brenda strukturës edhe vetë përfaqësuesit e studentëve. Pra, sipas Manastirliut, përfshirja e studentëve për qeverinë dhe MAS-in mbetet një prioritet.

“Sot, përmes mbështetjes studentore mbështesim 50 mijë studentë, nëpërmjet bursave direkte, mbështetje përmes tarifave zero apo të reduktuara, përmes bursave sa paga minimale për studentët që ndjekin programet prioritare të studimeve dhe janë 300 studentë së bashku me ata ekselentë. Synojmë ta ridimensionojmë dhe në kuadër të riorganizimit të programeve të Arsimit të Lartë, por dhe kërkesave të tregut të punës. Është e rëndësishme që ne të mundemi të adaptohemi shpejt dhe koha që jetojmë kërkon që stafet tona akademike të kenë akoma më shumë ambicie sa i përket riorganizimit të programeve të studimit duke përfshirë edhe më shumë teknologjinë brenda kurrikulave”, cilësoi ministrja Manastirliu.

“75% e studentëve kanë pohuar në sondazhe se studiojnë në atë që e quajnë degë preferenciale, pra kjo do të thotë që sistemi i pranimit në universitete është meritokratik, transparent dhe mundëson që studentët të zgjedhin atë program që ata e kanë vokacion dhe për të cilin kanë investuar gjatë studimeve të tyre”, vijoi ajo.

Rezultatet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2022 treguan një rritje të perceptimit pozitiv për arsimin e lartë, krahasuar me vitin 2019.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij sondazhi është vlerësimi i mësimdhënies dhe përgatitjes së pedagogëve për të adresuar sfidat që lidhen me cilësinë e metodave mësimore, materialeve didaktike dhe aksesueshmërisë së arsimit të lartë për të gjitha kategoritë sociale.

Për më tepër, pjesëmarrja studentore në këtë proces është kyçe për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të adresuar çështje të tilla si kostot e jetesës, tarifat e shkollimit, mundësitë për punësim dhe mbështetja financiare për studentët në nevojë. Ministrja Manastirliu dhe se aktualisht, rreth 50 mijë studentë kanë përfituar nga skema e mbështetjes përmes heqjes ose reduktimit të tarifave të shkollimit, mbulimit të kostove si dhe bursave.
“Përfshirja e studentëve në zhvillimin e arsimit të lartë mbetet prioritet për ne. Përmes mbështetjes studentore, ne mbështesim rreth 50 mijë studentë përmes bursave direkte, me tarifa të reduktuara ose tarifa zero për programet e studimit, përmes bursave sa paga minimale për studentët që ndjekin programet prioritare të studimeve. Janë rreth 300 studentë, së bashku me ata ekselentë, të cilët mbështeten nga programi i bursave për programet prioritare.”

Pjesëmarrja në këtë sondazh është një mundësi për studentët për të ndikuar në politikat arsimore dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në mënyrë efektive në proceset vendimmarrëse, ndërsa ministrja Manastirliu inkurajoi të gjithë studentët që të marrin pjesë në Sondazhin Kombëtar të Studentëve 2025 dhe të kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PL: Prioritet, zhvillimi një turizmi të qendrueshëm
Next Article Shtatë nëpunës policorë nga Koçani dhe Shtipi të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, është dorëzuar propozim për arrestim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?