By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Opinioni i Venecias do vlejë për të gjithë. Bardhi: Po minoni bashkëjetesën me opozitën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Opinioni i Venecias do vlejë për të gjithë. Bardhi: Po minoni bashkëjetesën me opozitën
Shqipëri

Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Opinioni i Venecias do vlejë për të gjithë. Bardhi: Po minoni bashkëjetesën me opozitën

admin
Last updated: 17/09/2024 16:05
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të shqyrtuar projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 shtator – 11 tetor 2024 si dhe miratimin e udhërrëfyesit “Për funksionimin e institucioneve demokratike”.

Në këtë mbledhje ka pasur debate lidhur me vendimin e Kuvendit lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Pelelshi u shpreh se, është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë.

“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen”, tha ai.

Peleshi theksoi se, një opinion nga Komisioni i Venecias do t’i vlejë të gjithëve.

“Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha ai duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke theksuar se “hodhi në erë Gjykatën Kushtetuese”.

“Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrues. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagandë pasi veprimet tuaja po na pamundësojnë detyrën”, tha Bardhi.

Ai shtoi se, “nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoi që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedurë. Këtu nuk ka të bëjë me individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëje me parimet kushtetuese”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Votimin  e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do të silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet”, tha Bardhi

Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku për këtë çështje tha se, “ne po diskutojmë mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti”.

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjatë mbledhjes, konferenca e Kryetarëve propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 30 Shtator, 3 Tetor dhe 8 Tetor 2024. Pas diskutimeve, mbledhja nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve diskutoi edhe për udhërrëfyesin “Për funksionimin e institucioneve demokratike”, i cili i kaloi Komisionit për Çështjet Europiane.

Lidhur me këtë çështje, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar procedurat e ndjekura në Kuvend. Ajo theksoi se, ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë kaluar sipas Ligjit të “Rolit të Kuvendit”, duke anashkaluar Komisionin e Çështjeve Europiane. Tabaku nënvizoi se, sipas ligjit, çdo ndryshim në procesin e integrimit duhet të kalojë fillimisht në Komisionin e Çështjeve Europiane dhe më pas të diskutohet në Kuvend.

Deputetja kujtoi se, Partia Demokratike ka treguar gjithmonë dakordësi për procesin e integrimit europian, madje edhe në momente kur situata politike në Kuvend ka qenë e tensionuar.

“Kemi dëshmuar maturi në debatin politik dhe kemi qenë të gatshëm të negociojmë në situata të vështira”, shtoi Tabaku.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë
Next Article Kingji pret Cavolin: Shqipëria, rol në stabilitetin e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?