By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë
Bota

Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë

admin
Last updated: 17/09/2024 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia opozitare gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU), njoftoi sot se ka zgjedhur Friedrich Merz si kandidat për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Zgjedhja u njoftua në një konferencë për shtyp ku folën Merz dhe Markus Soder, kryeministri i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian Social (CSU), i cili ishte gjithashtu kandidat për këtë pozitë.

Zeder theksoi se ai e mbështet plotësisht Merzin dhe se ata ishin të bashkuar nga qëllimi i përbashkët për të rrëzuar qeverinë aktuale “dhe për ta kthyer Gjermaninë në rrugën e duhur”.

Merz falënderoi Zederin për mbështetjen dhe tha se partia e tij, e cila u drejtua për vite nga ish-kancelarja, Angela Merkel, ka një “synim të fortë për të marrë përsëri përgjegjësinë e lidershipit në vend”.

Ky vendim paraqet sfidë për kancelarin aktual, Olaf Scholz, në zgjedhjet e planifikuara për në muajin shtator të vitit 2025.

Scholz ka thënë se dëshiron të kandidojë sërish për kancelar, por partia e tij nuk e ka konfirmuar këtë, shkruan reuters.

Merz aktualisht konsiderohet favorit, pasi Zeder nuk arriti të fitojë mbështetjen për kandidaturën e tij, sipas raportimeve të mediave gjermane.

Gjermanët përballen me zgjedhjet vitin e ardhshëm në një kohë kritike, pasi vendi po përpiqet të integrojë një numër të madh refugjatësh ndërsa ekonomia dobësohet. Sulmet e fundit ekstremiste kanë nxitur një rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme.

Ndryshe, sondazhet tregojnë se Demokristianët janë aktualisht partia më e fortë në vend.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale
Next Article Mandati i Xhaçkës, Peleshi: Opinioni i Venecias do vlejë për të gjithë. Bardhi: Po minoni bashkëjetesën me opozitën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?