By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Europë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Europë
MaqedoniTOP LAJM

Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Europë

admin
Last updated: 04/01/2025 17:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 janar – Qytetarët e Shkupit vitin 2024 do ta kujtojnë më së shumti për kaosin me transportin publik dhe pritjet nëpër stacione të autobusëve me orë të tëra.

Pritja dhe shtyrja për të gjetur një vend në autobusët e pa rregullt dhe të rrallë të NQP-së ishte sfidë në vete që nga orët e para të mëngjesit.

“Ora shënon 7:36 dhe kjo është gjendja që nga orët e para të mëngjesit dhe e gjithë këtyre qytetarëve të cilët presin për të shkuar në vendet e tyre apo nxënësit të cilët janë të shumtë dhe janë vonuar për në shkollë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

“Mësoj në Asuc. Sa larg e ke nga këtu? Shumë larg, me duhen dy autobusë që të shkoj. Ja shumë rrëmujë, nuk ka autobusë e tani do të duhet të shkoj në këmbë. Veç më je vonuar për në shkollë! Po. Jam vonuar. Si do i besh me arsye? Do i tregoj arsimtares që do vonohem pasi jam nga Vizbegu por këndej nuk ka autobusë”, tha një nxënës.

Transportuesit privat fillimisht reduktuan transportin pasi kërkonin pagesa të rregullta dhe rritjen e çmimit për kilometër.

Nga pritja e gjatë për plotësimin e kërkesave të tyre, disa transportues u zhytën në borxhe nëpër pompat e benzinës ndërsa disa tjerë u detyruan që të largohen jashtë shtetit për të kërkuar një jetë më të mirë.

“Ne kemi në dispozicion rreth 200 autobusë dhe nëse krijohen kushte ne mund të fillojmë punën menjëherë dhe të ndihmojmë NQP-në sepse e dimë të gjithë se kanë mungesë të autobusëve. “Autobusët që i kemi ne nuk janë të shfrytëzuar maksimalisht, punën që ne e shërbejmë mund ta mbulojmë me 120 autobusë. Kemi tepër autobusë të cilët mund t’i shfrytëzojmë që të ndihmojmë NQP-në deri sa të rregullohet puna te ata. Çfarë pritni nga këshilli sot? Po, presim që të marrin vendime adekuate në drejtim që të ketë mirëkuptim për rritjen e çmimit dhe konsolidimin e orareve të punës”, deklaroi Hisen Halili – Shofer i autobusëve privat.

Në kohen kur transportuesit privatë ishin të reduktuar, autobusët e NQP-së mbetën edhe pa naftë në mes të rrugës dhe kjo detyroi qeverinë që të ndërhyje me huazimin e naftës për daljen nga kriza.

Transportuesit privat u rikthyen pas premtimit se në këshillin e Qytetit të Shkupit do të votohet propozimi për rritjen e pagesës për kilometër. Edhe pse kërkesa e tyre ishte që të ketë rritje për 30 denarë më shumë nga çmimi i caktuar, në këshill u soll vendimi që të ketë rritje për 20 denarë. Edhe pse pagesë përsëri më e ulët nga ajo që privatët kërkuan u pajtuan me vendimin e këshillit të Qytetit të Shkupit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vetëm disa ditë para përfundimit të vitit, transportuesit privat përsëri pritën shlyerjen e borxhit ndaj tyre nga ana e NQP-së që të rikthehen në rrugë dhe zbusin kaosin e transporti publik të Shkupit. Sipas raportit të Komisionit Evropian të publikuar nga Euronews, Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara
Next Article Së shpejti rifillon spitali modular në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?