By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Së shpejti rifillon spitali modular në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Së shpejti rifillon spitali modular në Strugë
Maqedoni

Së shpejti rifillon spitali modular në Strugë

admin
Last updated: 04/01/2025 17:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 4 janar – Spitalet modulare në të gjithë shtetin, të cilat u hapën gjatë pandemisë së Covid-it, mbeten jashtë funksionit. Pas djegies së spitalit modular në Tetovë, shumë shpejt u mbyllën të gjitha. Por në Strugë planifikojnë që në fillim të vitit 2025 ta rikthejnë në funksion spitalin modular, pasi është mëse e sigurt se nuk ka asgjë nga njoftimet për ndërtimin e spitalit të ri në dalje të qytetit, diçka që është premtuar nga pushteti i BDI-së, dhe me të cilën supozohej se do të zgjidhej problemi me mungesën e hapësirës dhe kushteve joadekuate të punës në disa njësi.

“Kemi spital modular dhe vetëm tre-katër nga ato spitale në Maqedoni i kanë të gjitha certifikatat për punë, me të gjitha procedurat dhe masat e sigurisë dhe mund të vihet plotësisht në funksion. Mirëpo, meqenëse ka tre vjet që është i pashfrytëzuar, do të kërkojmë sërish nga institucionet përkatëse që të shqyrtojnë dhe të japin mendim tjetër, nëse diçka duhet të riparohet dhe të merret tjetër certifikatë përfundimtare e sigurisë për punë”, tha Vlladimir Bunçeski – drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Strugës.

Bunçeski thotë se në ndërkohë do të duhet të ndërrohet kulmi që është kondensuar dhe të kontrollohet edhe një herë instalimi elektrik. Në spitalin modular të Strugës do të transferohet reparti infektiv, spitali intern ditor si dhe reparti për procedura endoskopike. Në ndërkohë, objekti modular në Strugë është shfrytëzuar si deponi për mbeturina.

“Tani qëndron e zbrazët. Të gjitha mbeturinat nga spitali, hekurishtet, aparatet e prishur rëntgen, shtretërit e kështu me radhë. Shërbimi im teknik e rregulloi gjitha këtë”, shtoi Vlladimir Bunçeski – drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Strugës.

Sipas analizës, institucionet publike shëndetësore kanë deklaruar se duhet të përdorin spitalet modulare për ambulancat apo hapësira administrative, shprehen për Alsat nga Ministria e Shëndetësisë.

“Përndryshe, spitali modular në Klinikën infektive me vendim të Qeverisë i është caktuar në përdorim të përhershëm Ministrisë së Mbrojtjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga gjithsej 18 spitale modulare që janë ndërtuar, vetëm tre janë në funksion.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Europë
Next Article Shtohet fluksi në pikën kufitare të Qafë Thanës, bie sistemi në doganë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?