By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia është vend me një nga prevalencat në të mëdha të diabetit në botë – rreth 50 për qind e popullatës jeton me peshë të shtuar trupore dhe ushqim jo të mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia është vend me një nga prevalencat në të mëdha të diabetit në botë – rreth 50 për qind e popullatës jeton me peshë të shtuar trupore dhe ushqim jo të mirë
Maqedoni

Maqedonia është vend me një nga prevalencat në të mëdha të diabetit në botë – rreth 50 për qind e popullatës jeton me peshë të shtuar trupore dhe ushqim jo të mirë

admin
Last updated: 14/11/2024 19:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Maqedonia është shtet me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, si rezultat i nivelit të lartë të të gjithë faktorëve të rrezikut që e shkaktojnë atë, si obeziteti, shprehi të e këqija të të udhqyerit dhe zvogëlimi i aktivitetit fizik, theksoi kryetarja e Shoqatës shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, Tatjana Milenkoviq, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Diabetit – 14 Nëntori.

Milenkoviq theksoi se pothuajse 50 për qind e popullsisë në vend jeton me peshë të shtuar trupore, ndërsa më shumë se 50 për qind janë duhanpirës me shprehi të e këqija të të udhqyerit dhe zvogëlim të aktivitetit fizik.

“Diabeti, si një nga sëmundjet jo të transmetueshme, përfaqëson një pandemi të vërtetë, si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Në Maqedoni, për fat të keq, jemi një vend me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, për faktin se i kemi të gjithë faktorët e rrezikut që shkaktojnë diabetin, përkatësisht obezitetin. Në vendin tonë pothuajse 50 për qind e popullsisë jeton me peshë të shtuar trupore, gjegjësisht me obezitet, më shumë se 50 për qind pinë duhan dhe kanë zakone të këqija të të ngrënit dhe shprehi akoma më të këqija me aktivitetin fizik”, theksoi Milenkoviq.

Është shqetësuese, shtoi ajo se popullata e re do të zhvillojë diabetin në vitet në vijim, për shkak se jetojnë në varfëri. Kjo gjeneratë, thotë Milenkoviq, do të ketë jetëgjatësi më të ulët se prindërit e tyre, si pasojë e sëmundjeve jo të transmetueshme që janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërkaq, në fjalën e tij theksoi se Ministria mundëson prokurimin e terapisë më moderne me insulinë dhe ofron një sistem për matjen e vazhdueshme të glicemisë, e cila mundëson cilësi më të mirë të jetës për fëmijët me diabet.

“Në këtë drejtim mundësojmë prokurimin e terapisë më moderne të insulinës, e cila ofron një qasje të individualizuar ndaj nevojave të çdo pacienti, si dhe vendosjen e pompave të insulinës aty ku indikohet. Dua të veçoj veçanërisht sigurimin e sistemit për matjen e vazhdueshme të glicemisë, i cili mundëson një cilësi më të mirë të jetës së përditshme për fëmijët me diabet. Me blerjen e fundit dyvjeçare kemi siguruar 650 sensorë në bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve, është hapur qendra edukative në bashkëpunim me klinikën, ku në periudhën e kaluar është bërë edukimi për vendosjen e sensorëve tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha Taravari.

Vendi ynë, shtoi ai, i përket vendeve me rrezik të ulët të diabetit tek fëmijët, krahasuar me vendet e tjera evropiane, por, siç tha ai, numri ka një tendencë të vazhdueshme rritjeje vitet e fundit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Normalizohet komunikacioni në rrugën Katllanovë – Veles
Next Article Тë hënën në Prishtinë, mbledhje e përbashkët mes dy qeverive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?