By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia kërkon mbështetje financiare për projekte të gjelbra përmes UNIDO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia kërkon mbështetje financiare për projekte të gjelbra përmes UNIDO-s
MaqedoniTOP LAJM

Maqedonia kërkon mbështetje financiare për projekte të gjelbra përmes UNIDO-s

admin
Last updated: 28/11/2026 14:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, kryesoi delegacionin shtetëror në Sesionin e 54-t të Bordit për Zhvillim Industrial të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), si dhe në aktivitetin solemn të nivelit të lartë me rastin e shënimit të 60-vjetorit të themelimit të kësaj organizate.

“Pjesëmarrja në këto ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përfaqësoi një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me UNIDO-n, afirmimin e prioriteteve kombëtare në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe identifikimin e mundësive të reja për mbështetje financiare dhe ekspertizë ndërkombëtare”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, zëvendësministrja Lashkoska zhvilloi takime me përfaqësuesit e lartë të UNIDO-s, Smail Al Hilali, drejtor i Departamentit për Ekonomi Qarkore dhe Industri të Gjelbër, dhe Solomija Omeljan, udhëheqëse e Zyrës Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, gjatë të cilave theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të portofolit kombëtar të projekteve në kuadër të ciklit të nëntë financiar të Fondit Global për Mjedisin (GEF-9), për periudhën 2026–2030.

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të deritanishëm, por u përqendruam shumë më tepër në fushat e mundshme të bashkëpunimit, si dhe në perspektivat për zhvillimin e projekteve të ardhshme, duke përfshirë edhe mundësitë e ndryshme për financim të kombinuar”, theksoi zëvendësministrja Lashkoska.

Mekanizma të tillë financiarë hapin mundësi për mobilizimin e burimeve shtesë për investime të gjelbra, futjen e teknologjive të pastra, shfrytëzimin më efikas të burimeve natyrore dhe zvogëlimin e ndikimeve negative të industrisë në mjedisin jetësor, gjë që në planin afatgjatë duhet të kontribuojë në një ekonomi më konkurruese, vende pune të qëndrueshme dhe cilësi më të mirë të jetesës së qytetarëve.

Si rezultat konkret i takimeve të zhvilluara, u përcaktuan hapat e mëtejshëm drejt konkretizimit të aktiviteteve përgatitore dhe hartimit të koncepteve të projekteve, të cilat do t’i paraqiteshin Fondit Global për Mjedisin për financim të mundshëm.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërtojë dhe thellojë në mënyrë aktive partneritetet strategjike me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare, me një vizion të qartë – që bashkëpunimi ndërkombëtar të shndërrohet në investime dhe projekte konkrete, të cilat do të sigurojnë zhvillim të përshpejtuar industrial në harmoni me natyrën, mjedis jetësor më të shëndetshëm dhe një të ardhme më të qëndrueshme për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kushner: Putini u zotua të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë
Next Article Ministria kineze e mbrojtjes: Japonia të ndalojë nxitjen e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?