By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia me mbështetjen e BE-së do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia me mbështetjen e BE-së do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale
Maqedoni

Maqedonia me mbështetjen e BE-së do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale

admin
Last updated: 26/05/2025 14:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, me fjalime hyrëse shënuan sot fillimin e projektit “Mbështetje e sistemit të sigurimit të cilësisë së shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, synon të mbështesë ndërtimin e një sistemi funksional, transparent dhe efektiv të shërbimeve sociale të kapshme për të gjithë qytetarët, veçanërisht për kategoritë e cenuara. Gjatë 24 muajve të ardhshëm, projekti do të zbatohet në të gjithë vendin, përmes aktiviteteve që synojnë forcimin institucional, zhvillimin e standardeve dhe treguesve, metodologjitë e reja të licencimit si dhe trajnime për zhvillim profesional.

Ministri Limani theksoi në fjalën e tij se ministria, si bartëse e politikave në fushën e mbrojtjes sociale, demografisë dhe të rinjve, njeh nevojën e një sistemi solid dhe të qëndrueshëm që jo vetëm do të ofrojë shërbime sociale, por edhe do të garantojë cilësinë e tyre të vazhdueshme.

 

Ky projekt hedh një hap të rëndësishëm nga një sistem formal në një sistem funksional dhe transformues, nga angazhimet e përgjithshme në standarde të matshme dhe nga shërbimi si detyrim – në shërbimin si e drejtë, si reflektim i kujdesit, profesionalizmit dhe ndjeshmërisë.

“Sistemi për sigurimin e cilësisë së shërbimeve sociale nuk është vetëm një instrument administrativ, por është një mekanizëm për ndërtimin e besimit. Besimi midis shtetit dhe qytetarit. Besimi se çdo individ – fëmijë, i rritur, person me aftësi të kufizuara, familje në krizë – do të marrë mbështetje në kohë, profesionale, të qasshme dhe dinjitoze”, theksoi Limani.

Projekti parashikon zhvillimin e metodologjive të standardizuara për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë, instrumentet e vetëvlerësimit të ofruesve të shërbimeve, përforcimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve socialë, edukatorëve, koordinatorëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në zinxhirin mbështetës dhe, më e rëndësishmja, përfshirjen aktive të vetë përfituesve si partnerë në procesin e vlerësimit.

“Ky është një proces që ndryshon kulturën e sistemit – nga reaktive në proaktive. Kjo do të thotë se nuk do të presim që të lindin probleme për të reaguar. Përkundrazi, do të ndërtojmë shërbime që do të parashikojnë nevojat, do të parandalojnë margjinalizimin dhe do të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë”, tha Limani.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë partnerët dhe mbështetësit – vendas dhe ndërkombëtarë, dhe siç theksoi, “të gjithë ata që besojnë në potencialin e shoqërisë sonë dhe investojnë në transformimin e saj social”.

“Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri me vlera të fuqishme, ne duhet të kujdesemi për çdo individ – në mënyrë të vazhdueshme, të përgjegjshme, njerëzore”. Le të jetë ky projekt shembull sesi së bashku mund të bëjmë ndryshime thelbësore”, theksoi Limani.

Sipas ambasadorit të BE-së, Rokas, projekti është hartuar për të sjellë ndryshime të duhura në shoqëri, veçanërisht për ata që janë në nevojë. Kjo reformë afatgjate kërkon investime në zhvillimin profesional të stafit dhe bashkëpunim midis të gjithë sektorëve. Nevojitet koordinim më i madh midis institucioneve, qeverisë dhe sektorëve joqeveritarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 

“Njerëzit që përdorin këto shërbime duhet të marrin fjalën, për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më rezistuese. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se mbështetja sociale është themeli i BE-së. Ky nuk është thjesht një projekt tjetër teknik, as nuk ka të bëjë me politikat. Mbi të gjitha ka të bëjë me njerëzit, dinjitetin e tyre, përfaqësimin dhe përfshirjen e tyre. Projekti pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të siguruar që ata që përballen me probleme serioze për shkak të sëmundjes, varfërisë dhe çështjeve të tjera të marrin mbështetjen e nevojshme. Nevojitet një koordinim i mirë i shërbimeve. Problemi kryesor këtu nuk është vetëm qasja ndaj shërbimeve, por edhe cilësia. Ky projekt ndjek parimet e BE-së. Duam të arrijmë te njerëzit që kanë nevojë për shërbime sociale në mënyrë efikase, të përshtatura sipas nevojave të tyre, për t’u siguruar që askush nuk do të refuzohet dhe që të gjithë do të marrin mbështetje pavarësisht mjedisit nga vijnë”, theksoi Rokas.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Murtezani: Agjenda e reformave nuk është më një dokument në letër, por një detyrim i përditshëm i institucioneve dhe një kornizë teknike për reforma konkrete
Next Article Ivan Xholev zgjidhet gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?